Në përputhje me planin e aktiviteteve, ekipet e sektorit Aletë e Drurëve sot krasitën dy rrape në rrugën Llazar Pop Trajkov nr.29, në komunën e Gazi Babës.
Rikonstruktimi i gjelbërimit buzë lumit Vardar është duke vijuar. Faza e tretë duke filluar nga ura Gjenerali Mihajllo Apostollski deri te ura Binjaku është në vijim e sipër.
Me numrin e rritur të punëtorëve, është duke u pastruar dhe rregulluar gjelbërimi në bul. Brigada Maqedonase-Kosovare në komunën e Çairit. Aktivitetet të cila i kryejnë ekipet janë në vijim: Krasitja e shkurreve Mbledhja e gjetheve dhe mbeturinave Ngarkimi i tyre
Sot në ambientet e ndërmarrjes u realizua takim ndërmjet drejtorit Zuhejr Rexhepi dhe kryetarit të shoqatës së personave me nevoja të veçanta SOS VITA, Ertan Shaqiri, me ç'rast u shpreh falënderim për bashkëpunimin e suksesshëm.
Krasitja e trëndafilave dhe formësimi i bimëve me kërcell të ulët vazhdon edhe sot. Ekipet në terren janë duke e rregulluar gjelbërimin qendror në bul. Serbia në komunën e Kisella Vodës.
Sot, ekipet e terrenit bëjnë krasitjen dhe rregullimin e gjelbërimit qendror në bulevardin Jane Sandanski.
Pushimorja e sapondërtuar në parkun në lagjen Fushë Tophane është vendi ku nga tani e tutje vizitorët do të mund ta shijojnë, të pushojnë dhe të shoqërohen më shumë.
NP Parqe dhe Gjelbërime dhe drejtori Zuhejr Rexhepi të gjithë qytetarëve të besimit ortodoks ua uron festën e madhe të krishterë Krishtlindjen, duke dëshiruar njëherazi shëndet, paqe, harmoni dhe lumturi në çdo shtëpi.
Dushku është simbol i jetëgjatësisë, shëndetit dhe qëndrueshmërisë, ndërsa quhet edhe druri i jetës. Për dallim nga drurët tjerë gjetherënës në fillim të vjeshtës gjethet e dushkut e ndryshojnë ngjyrën, por qëndrojnë në degët edhe gjatë dimrit. Sipas gojëdhënave thuhet se me sjelljen e degëve të dushkut në shtëpi cilësitë e tij do të barten
Drejtori Zuhejr Rexhepi, sot me kënaqësi i ndau Vendimet për punësim me kohë të pacaktuar për gjithsej 38 persona. Të emëruarit të cilët kanë punuar përkohësisht në ndërmarrje për shumë vite, kanë dëshmuar se janë punëtorë të përgjegjshëm andaj me angazhim të drejtorit dhe udhëheqësisë së re si dhe me përkrahje të parezerv të Qytetit