Ndërmarrja publike “Parqe dhe gjelbërime” është e themeluar nga Qyteti i Shkupit.
Veprimtaria themelore e ndërmarrjes është rregullimi dhe mirëmbajtja e sipërfaqeve të gjelbërimit publik përmes:
- Mirëmbajtjes së gjelbërimit publik urban
- Mirëmbajtjes së gjelbërimit jashtë urban dhe të qendrave rekreative – sportive
NP “Parqe dhe gjelbërime” realizon veprimtari me interes publik të sferës komunale në territorin e Qytetit të Shkupit. Veprimtarinë e saj, ndërmarrja e realizon përmes zbatimit të Programit të punës që e miraton Këshilli i Qytetit të Shkupit. Si ndërmarrje e vetme, e cila kujdeset për ngritjen, rregullimin dhe mirëmbajtjen e sipërfaqeve të gjelbërimit në territorin e qytetit të Shkupit, ndërmarrja luan rolin e shërbimit civil nën monitorimin e shërbimeve profesionale pranë Qytetit të Shkupit.
Realizimin operativ, ndërmarrja e realizon përmes:
1. Mirëmbajtjes së gjelbërimit publik urban të ngritur në pajtim me planet urbanistike: gjelbërimit të bulevardeve, aleve të drunjve dhe parqeve.
2. Ngritjes së sipërfaqeve të reja të gjelbërimit dhe të parqeve.
3. Rregullimit hortikulturorë të sipërfaqeve të tipit të mbyllur (objekte industriale, oborre shkollore, spitale).
4. Mirëmbajtjes së gjelbërimit jashtë urban (Park – pylli Vodno, Gazi Baba dhe territori i mbrojtur Matka).
5. Ndërtimit të elementeve përcjellëse në sipërfaqet e parqeve, inventarit të parqeve, vend panoramave, përgatitjes dhe vendosjes së stolave, etj.).
6. Ngritjes së brezave mbrojtëse nga erërat.
7. Pyllëzimit të pjesëve të zhveshura dhe terreneve erozive.
Ndërmarrja është themelues i dy shoqërive me përgjegjësi të kufizuar edhe atë:
SHPKTHP “FLORAKOM”
SHPKTHP “LUNA”