Krahas mirëmbajtjes së përditshme dhe të rregullt të gjelbërimit në Parkun e Qytetit, ekipet tona të terrenit sot bënë ujitjen manuale të fidanëve dhe mbledhjen e gjetheve.
Gjithsesi në aktivitetet e planifikuara për mirëmbajtjen e parkut, veçojmë edhe kositjen e vazhdueshme të sipërfaqes me bar, mbledhjen e barit të kositur, krasitjen e bimësisë me kërcell të ulët dhe krasitjen e pemëve.
E sidomos rregullimi pranveror dhe vjeshtor i leheve të rondeleve dhe leheve të luleve, si dhe pasurimi me fidanë të rinj, i japin një freski të veçantë gjithë hapësirës së parkut.
Aktivitetet tona vazhdojnë në drejtim të sipërfaqeve të gjelbra të rregulluara në qytet.
Share