Aksionin e sotëm të punës për rregullimin e gjelbërimit publik e realizojmë në bul. Aradhet Partizane.
Për shkak të nevojës për qarkullim të sigurt të drejtuesve të mjeteve nëpër rrugët e qytetit, në segmentin nga ura Kombet e Bashkuara deri në Qendër, realizojmë krasitjen dhe formësimin e shkurreve dhe pemëve dekorative në gjelbërimin qendror.
Gjelbërimi i bulevardit i cili e zbukuron hapësirën përbën gjithashtu edhe mur të gjelbër që ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit natyror në kontekst të ndotjes së rritur të ajrit në mjediset urbane.
Share