Me aktivitetet e krasitjes dhe formësimit të bimëve me kërcell të ulët, kositjes dhe grumbullimit të mbeturinave, sot ekipet janë duke bërë rregullim thelbësor të gjelbërimit.
Janë përfshirë lokacionet në vijim:
– Bulevardi Kërste Petkov Misirkov,
– Rrethina e pllajës para QKR-së
– Përgjatë kejit të Vardarit në këtë pjesë.
Shtatori është muaj ideal për këtë lloj pastrimi dhe rregullimi të përgjithshëm të gjelbërimit dhe sipërfaqeve publike. Mund të na bashkoheni edhe ju, duke u kushtuar vëmendje oborreve apo gjelbërimit përreth ndërtesës. Të gjitha aktivitetet që lidhen me natyrën kanë efekt relaksues te njeriu dhe e fisnikërojnë hapësirën, por edhe shpirtin.