Njëra prej sipërfaqeve në të cilën këtë periudhë jemi duke punuar me urdhër të Qytetit të Shkupit është rregullimi hortikulturor i sheshit të gjelbër – Kazerma Ilinden, Universiteti Nëna Tereza.
Drejtori Sefi Shabani së bashku me një pjesë të ekipit udhëheqës të ndërmarrjes bëri shetitje në sipërfaqen dhe e inspektoi rrjedhën e aktiviteteve të punës.
Intervenimet i bëjmë në mënyrë graduale me rigërryerje të sipërfaqes, transportim të hedhurinave, ndërtim të parkut si dhe instalim të sistemit për ujitje.
Me rregullimin projektues është paraparë mbjellja e bimësisë gjethembajtese dhe gjetherënëse, shkurreve dekorative, si dhe vendosja e pajisjes së re urbane.
Share