Vazhdojmë me aktivitetet e rregullta të kositjes dhe rregullimit të gjelbërimit në zonën qendrore të qytetit në reonin e Kalasë
Sot po rregullojmë gjelbërimin në zonën qendrore të qytetit në shtrirjen nga ura e Gurit deri te ura tek MANU në anën e djathtë të kejit të Vardarit. Në këtë shtrirje, ne kryejmë kositjen e barit, mbledhim barin e kositur dhe mbeturinat, largimin e barërave të këqija dhe pastrojmë shtigjet e biçikletave.
Kositja e vazhdueshme e sipërfaqeve të barit dhe mbledhja e prerjeve mbetet aktiviteti ynë aktual, të cilin ekipet në terren e zhvilluan sot në një pjesë të gjelbërimit në komunën e Butelit.
Vazhdojmë të rafinojmë korridorin e gjelbër me fidanë të rinj në Bulevardin 8 Shtatori.
Kositja e sipërfaqeve me gjelbërim mbetet aktiviteti ynë prioritar, të cilin sot e kryejmë intensivisht në anën e djathtë të Vardarit, në shtrirjen nga Hotel Rusia deri në Hotel Hilton, në komunën e Aerodromit.
Fillimin e javës e nisim duke rregulluar dhe kositur gjelbërimin përgjatë bulevardit Nikola Karev në reonin e Kalesë.
Ndër aktivitetet prioritare mbetet kositja e sipërfaqeve të gjelbërta në qytet, ku sot e realizuam kositjen në zhardinieren e mesme në bulevardin Hristijan Todorovski Karposh dhe Parkun Çair.
Gjelbërimin anësor në bulevardin 8 Shtatori e plotësuam me fidanë të rinj të llojeve viburnum tinus, photinia sp.,taxus baccata и lonicera nitida. Të renditur në vijë të drejtë, tërësisht lidhen me gjelbërimin tjetër në këtë pjesë të korridorit të gjelbër.
Rregullimin pranveror të gjelbërimit në qytet e plotësuam duke mbjellë fidanë të rinj të llojeve juniperus horizontalis, juniperus retinospora, thuja berkman, euonimus em. ari, photinia spp, buxus sempervirens. Në zhardinierat në anen e majtë poshtë Urës së Gurit, fidanët e rinj i japin një pamje të freskët kësaj pjese të qendrës së qytetit.