Në hapësirat e gjelbëra të qytetit po zhvillohen aktivitetet e zakonshme të mirëmbajtjes dhe rregullimit, me kositjen e sipërfaqeve të gjelbëra me makineri, grumbullimin e barit të kositur dhe letrave, si dhe pastrimin e hapësirave. Këto aktivitete ekipet që nga orët e mëngjesit po i realizojnë në kejin e Vardarit, në zonën qendrore të qytetit,
Gjelbërimi i pastër dhe i mirëmbajtur në rrethrrotullimet, në pjesët e mesme dhe përgjatë bulevardeve kryesore të qytetit është rezultat i kujdesit dhe përkushtimit të përditshëm të shërbimeve operative të ndërmarrjes sonë.
Me aktivitete intensive, ekipet operative kanë realizuar pastrimin dhe rregullimin e sipërfaqeve dhe shtigjeve për këmbësorë, duke mbledhur gjethe dhe degë në hapësirat e gjelbëra të parkut. Në përputhje me planin e paraparë të punës, ekipet do të qëndrojnë në lokacionin e caktuar deri në rregullimin e plotë të parkut.
Për një hapësirë publike më të rregulluar, po realizojmë aktivitete për rinovimin e një pjese të elementeve urbane në qendër të qytetit. Me preparate të përshtatshme për mbrojtje dhe mirëmbajtje, këto ditë ekipet tona kanë kryer lyerjen e ulësëve në sheshin “Maqedonia”, në qendër të qytetit. Me këtë përmirësohet pamja dhe rregullsia e hapësirës, duke
Sot, ekipet në terren po realizojnë aktivitete të rregullta për mirëmbajtje – kositjen e sipërfaqeve të gjelbra, rregullimin e brezit të mesëm, mirëmbajtjen dhe ujitjen e sipërfaqeve të mbjella me lule, si dhe mbledhjen e letrave dhe mbeturinave. Sipërfaqet e lulëzuara me lule i japin një hijeshi të veçantë hapësirës, duke sjellë ngjyra, freski dhe