Sot, NP „Parqe dhe Gjelbërime“ iu bashkua aksionit të madh ekologjik të organizuar nga Qyteti i Shkupit, nën moton „Mos lër mbeturina. LËR SHEMBULL!“
Në aksion morën pjesë aktivisht drejtori Muamer Seferi, të punësuarit e administratës, ekipet operative, së bashku me ekipet e „Florakom“ dhe „Luna DOOEL“.
Me angazhim të përbashkët u mblodhën mbeturina dhe letra dhe u pastruan sipërfaqet e gjelbëra, me qëllim që të kontribuojmë për një mjedis më të pastër, më të rregullt dhe më të shëndetshëm.
Çdo hap është i rëndësishëm. Për një mjedis më të pastër – lëmë shembull dhe vazhdojmë me aksionin edhe në periudhën e ardhshme!