Vazhdon rregullimi i sipërfaqeve të gjelbra nëpër qytet!
Kositja e sipërfaqeve me bar këtë periudhë është një aktivitet i vazhdueshëm i ekipeve tona të terrenit. Këto ditë ekipet tona me mekanizim përkatës kryen kositjen e korridorit të gjelbër në rrugën “Eseninova”, në komunën e Kisella Vodës, por nuk u anashkaluan edhe rrethrrotullimet nëpër komunën, si dhe gjelbërimi përgjatë rrugëve dhe bulevardeve.
Share