Projektet për rregullimin e sipërfaqeve të gjelbra në të gjithë qytetin janë ende në listën e prioriteteve për zbukurimin hortikulturor të sipërfaqeve publike. Në atë drejtim, ekipet e terrenit para ca ditësh filluan me aktivitete për rregullimin e bul. KAÇKM duke filluar nga rruga Bellasica. Bëhet fjalë për rregullimin e gjelbërimit anësor të bulevardit, si dhe zhardinerës qendrore të vendosur për shkak të zgjidhjes së re të trafikut, me një sipërfaqe totale prej 2046 m2. Rregullimi i sipërfaqes do të bëhet në faza, ku do të përfshihet rrëmihja e sipërfaqes, aplikimi i shtresës pjellore të tokës, instalimi i sistemit të ujitjes, mbjellja e bimësisë së re dhe ngritja e sipërfaqes së gjelbër. Është planifikuar mbjellja e drurëve dhe shkurreve gjetherënëse dhe gjethembajtëse, të përshtatura me klimën tonë, dhe kështu rritja e tyre të përshtatet plotësisht në hapësirën e paraparë.
Autor: parkovi
-
Filluan aktivitetet e ekipeve në komunën e Karposhit
Duke filluar nga sot e deri më 01.04.2022, vazhdojnë aktivitetet e ekipeve tona për rregullimin e sipërfaqeve të gjelbra publike në territorin e komunës së Karposhit. Aksioni pranveror i organizuar nga Qyteti i Shkupit, në bashkëpunim me ndërmarrjet publike të qytetit, deri më tani është realizuar sipas planit, ku javën e kaluar u realizua me sukses në komunën e Kisella Vodës. Sipas planit për aktivitetet e punës në komunën e Karposhit me aksionin ekipet tona sot filluan në bulevardin “8 Shtator” duke filluar nga ish-Alumina deri te QS “Boris Trajkovski”. Me aktivitete në terren është bërë pastrimi i gjelbërimit nga mbeturinat, plehrat, materiale ndërtimore dhe degët, kositja e barrit, krasitja e shkurreve, ngarkimi i saj, si dhe janë planifikuar aktivitete për krasitjen/prerjen e drurëve me vendim të Qytetit të Shkupit, ku sot u krasit/pre një dru. Me aksionin pranveror në ditët në vijim në këtë komunë do të përfshihet gjelbërimi përgjatë bulevardit “Ilinden”, “Aradhet Partizane”, bul. “Metropolit Teodosij Golloganov”, si dhe rr. “Nikolla Parapunov” dhe “Juri Gagarin”. Intensiteti i aktiviteteve të punës është në përputhje me programin e përcaktuar ditor të punës, duke përfshirë mekanizimin e kamionëve, vinçave, kamionë për mbledhjen e plehrave, kositëse dhe prerëse.
-
Aksion i realizuar në komunën e Kisella Vodës
Aktivitetet e planifikuara dhe të koordinuara të ekipeve në terren për rregullimin pranveror dhe rregullimin e gjelbërimit të përfshirë me Aksionin e organizuar nga Qyteti i Shkupit, në bashkëpunim me të gjitha ndërmarrjet publike të qytetit, i cili këtë javë filloi dhe u zhvillua në territorin e komunës së Kisella Vodës, u realizuan me sukses. Kushtet e volitshme atmosferike, mundësuan që ajo të realizohet në tërësi sipas aktiviteteve të planifikuara.
Në disa lokacione duke filluar nga bul. “Boris Trajkovski”, pastaj në rrugën “Justiniani i Parë”, duke vazhduar në rr. “Mihaill Çahov” dhe “Hristo Tatarçev” deri në sipërfaqet e Rr.”Pavel Shatev”, ku sot u realizuan aktivitetet e planifikuara në përputhje me programin e paraparë, dhe atë: grumbullimi i gjetheve, kositja e barit, grumbullimi i mbeturinave dhe plehrave, ngarkimi, krasitja e shkurreve dhe krasitja e 8 drurëve sipas aktvendimeve të lëshuara nga Qyteti i Shkupit. Njëkohësisht në kuadër të këtij aksioni u punua në grumbullimin e masës gjethore nga sipërfaqet e gjelbra, në disa pjesë të gjelbërimit u bë kositja e barit, mbledhja e barit të kositur, u krasit bimësia dhe formuan shkurret. Gjithashtu, me aksionin u realizuan edhe aktivitete të krasitjes dhe prerjes së drurëve, për të cilat është lëshuar aktvendim nga Qyteti i Shkupit. Në agjendën e Aksionit nga e hëna 28.03. deri më 01.04.2022 aktivitetet do të vazhdojnë edhe në komunën e Karposhit.
-
Korridor i gjelbër në rrugën Llazar Liçenoski
Pjesë e aktiviteteve të cilat ekipet tona i kryejnë në këtë periudhë pranvere, janë përgatitja e ngritjes dhe rregullimit të sipërfaqeve të gjelbra publike, në disa lokacione të qytetit. Duke u fokusuar në aktivitetet e planifikuara për rregullimin e sipërfaqeve të gjelbra këto ditë, ekipet e terrenit me urdhër të Qytetit të Shkupit, filluan pastrimin e sipërfaqes dhe formimin e korridorit të gjelbër në rrugën Llazar Liçenovski. Në një sipërfaqe prej 310 m², është duke u realizuar punimi i sipërfaqes, vendoset tokë pjellore, dhe më pas do të instalohet sistemi për ujitje dhe ngritjen e sipërfaqes së gjelbër. Rregullimi i plotë hortikulturor do të finalizohet me mbjelljen e fidanëve gjethembajtëse dhe gjetherënëse, shkurreve dekorative ku ato korrespondojnë me hapësirën e caktuar.
Njëkohësisht, në gjelbërimin te udhëkryqi ndërmjet rrugës Butelska dhe rrugës Prizrenska afër kishës “Shën Gjon Pagëzori” ekipet janë duke punuar në rregullimin e sipërfaqes prej rreth 790 m². Rregullimi hortikulturor do të përfshijë disa faza, ku tashmë ka filluar pastrimi dhe largimi i mbeturinave dhe plehrave. Në lokacionin e cekur do të bëhet edhe gërmimi i tokës ekzistuese dhe do të vendoset dhè i ri cilësor, do të instalohet sistem për ujitje, dhe do të mbillet bimësi dhe do të ngrihet sipërfaqe e gjelbër.
-
Aksioni pranveror i organizuar nga Qyteti i Shkupit
Ditën e pranverës e shënojmë me aksion të madh për rregullimin e të gjitha komunave të Shkupit, të organizuar nga Qyteti i Shkupit dhe në koordinim me të gjitha ndërmarrjet komunale të qytetit. Aksioni filloi sot herët në mëngjes në bul. Boris Trajkovski në komunën e Kisella Vodës, ku ekipet tona janë duke i krasitur drurët dhe i presin ato drurë për të cilat është lëshuar Aktvendim, si dhe bëjnë rregullimin e gjelbërimit. Drejtori Angelle Sotirovski e përshëndeti fillimin e aksionit dhe i inspektoi aktivitetet së bashku me kryetaren Danella Arsovska dhe drejtorët e ndërmarrjeve publike. Ekipet në Kisella Vodë deri në fund të javës do të bëjnë mbledhjen e gjetheve, kositjen, krasitjen e shkurreve, pastrimin e sipërfaqeve të gjelbra, mbjelljen e fidanëve dhe krasitjen dhe prerjen e pemëve. Nesër vazhdojmë në rr. Justiniani i Parë, të mërkurën në rr. Mihaill Çakov, të enjten në rr. Hristo Tatarçev dhe të premten përfundojmë në rr. Pavel Shatev. Nga java e ardhshme aksioni vazhdon në komunën e Karposhit dhe do të përfundojë më 27 maj pasi të përfshihen të gjitha komunat e Shkupit.
-
Objekte të reja në rajonin Parku i Parajsës!
Aktivitetet në të cilat ekipet tona punuan në periudhën e kaluar janë elementet e reja në Parkun e Parajsës, në lagjen Lisiçe e Re. Në vend të pavijoneve ekzistuese, të cilat në të kaluarën ishin shënjestër e vandalizmit nga persona të pandërgjegjshëm, ekipet ndërtuan dhe vendosën objekte të reja prej druri. Gjithashtu, u ndërtuan komplete të reja stolash dhe tavolinash, kosha plehrash, shtëpi prej druri për fëmijë dhe elementë rekreativë. Ato janë të mbuluara tërësisht me mjet për mbrojte nga ndikimet e jashtme atmosferike, ndërsa në pjesën e sipërme të pavijoneve u vendosën ballanike. Të vendosura nëpër gjelbërimin në disa lokacione, ato janë pjesë përbërëse e rregullimit të parkut, si elementë të domosdoshëm të parkut për vizitorët. Aktivitetet e tilla të cilat janë në bashkëpunim dhe me urdhër të Qytetit të Shkupit, i realizojmë për të siguruar mjedise dhe parqe të rregulluara urbane, të cilat qytetarëve do t’u sigurojnë qëndrim dhe relaksim të këndshëm në natyrë.
-
Ekipet në terren në pastrimin e borës
Reshjet e mëdha të borës këtë vikend i intensifikuan aktivitetet e ekipeve tona. Sektori Aletë e Drurëve duke punuar edhe në orët e mbrëmjes mënjanuan drurët dhe degët e rëna në disa lokacione në komunat e qytetit të Shkupit. Në vendet më kritike atje ku kishte drurë të rënë nëpër rrugë, u bë intervenim i menjëhershëm, për të siguruar zhvillimin e pandërprerë të trafikut. Për shkak të raportimeve të vazhdueshme për drutë dhe degët e rëna që na vijnë nga qytetarët dhe Qendra e Menaxhimit me Kriza, ekipet gjatë vikendit intervenuan për një pjesë të raportimeve, ndërsa gjatë ditës së sotme vazhdojnë me pastrimin edhe të disa lokacioneve nëpër gjelbërimin ku ka drurë dhe degë të rënë. Në pajtim me kushtet e motit ekipet do të qëndrojnë gati me aktivitetet edhe në ditët në vijim, në rast nevoje për intervenime urgjente. Nëse qytetarët vërejnë dru të rënë ta raportojnë në QKM ose në numrin telefonik të publikuar në ueb faqen tonë.
-
Aksioni masiv për pastrim me rastin e ditëlindjes së ndërmarrjes
Ditëlindjen e kompanisë sonë, 1 Mars, këtë vit e shënuam me një aksion të madh pastrimi në hapësirën e ndërmarrjes. Të gjithë të punësuarit, së bashku me drejtorin Sotirovski, të organizuar në grupe, të shpërndarë në disa lokacione në hapësirën e ndërmarrjes, e pastruan gjelbërimin nga lastarët, mbeturinat dhe plehrat. Në aksion u përfshi edhe mekanizimi me ç’rast u bë krasitja e degëve, prerja e bimësisë së egër dhe ngarkimi i mbeturinave. Zelli i të gjithë punonjësve edhe këtë herë u dëshmua si forcë shtytëse dhe motiv për realizimin edhe më shumë të aksioneve të tilla. Megjithatë, qëllimi i këtij aksioni është të japim shembull dhe të gjithë së bashku të kontribuojmë në ruajtjen dhe kujdesin e higjienës së mjedisit tonë të afërt, dhe në këtë mënyrë edhe në përpjekjet për të rritur vetëdijen ekologjike te çdo individ për një mjedis më të pastër. Si ndërmarrje aktiviteti i së cilës është përkujdesja ndaj sipërfaqeve të gjelbra publike, jemi gjithmonë për mbështetjen e aktiviteteve të tilla më të shpeshta të cilat domosdo duhet të jenë prioritet për të gjithë ne.
-

61 vjetor i NP Parqe dhe Gjelbërime – Shkup
Gjelbërimi është prioriteti ynë. Kjo është ajo të cilën e synojmë me gjithë përgjegjësi ndaj brezave të ardhshëm. Si detyrë e jona e besuar, por edhe e gjithë institucioneve përgjegjëse, me tërë mundin, përkushtimin dhe kujdesin, përpiqemi gjatë gjithë këtyre viteve të kontribuojmë në rregullimin dhe ngritjen e më shumë gjelbërimeve për të gjithë ne, për qytetin.
Pikërisht më datë 01.03.1961, me transformim u formua Ndërmarrja Komunale-prodhuese “Parqe dhe Gjelbërime”. Sot, 61 vite nga ekzistimi si Ndërmarrje Publike, gjatë gjithë këtyre viteve përpiqemi me përkushtim dhe me të gjitha resurset të ofrojmë sa më shumë gjelbërim.
-
Aksioni i mbjelljes së fidanëve është në zhvillim e sipër
Kushtet e volitshme të motit mundësuan zhvillim të pandërprerë të aktiviteteve të cilat ekipet tona këtë periudhë i realizojnë me përkushtim në të gjitha rajonet. Në lokacionet tanimë të planifikuara në disa komuna të Shkupit, ditët e kaluara u realizua intensivisht aksioni pranveror për mbjelljen e fidanëve. Në terrenin e parapërgatitur dhe gërmimet e bëra për mbjellje të fidanëve, këto ditë, ekipet mbollën fidanë gjethembajtëse dhe gjetherënëse si dhe shkurre dekorative nga fidanishtet e ndërmarrjes sonë. Me aksionin është planifikuar të realizohet plotësimi i sipërfaqeve të gjelbra me fidanë gjithandej ku mungon nëpër parqet, gjelbërimin përgjatë bulevardeve dhe rrugëve urbane magjistrale. Aksioni i mbjelljes do të vazhdojë edhe ditët në vijim.
























