Aktivitetet e planifikuara dhe të koordinuara të ekipeve në terren për rregullimin pranveror dhe rregullimin e gjelbërimit të përfshirë me Aksionin e organizuar nga Qyteti i Shkupit, në bashkëpunim me të gjitha ndërmarrjet publike të qytetit, i cili këtë javë filloi dhe u zhvillua në territorin e komunës së Kisella Vodës, u realizuan me sukses. Kushtet e volitshme atmosferike, mundësuan që ajo të realizohet në tërësi sipas aktiviteteve të planifikuara.

Në disa lokacione duke filluar nga bul. “Boris Trajkovski”, pastaj në rrugën “Justiniani i Parë”, duke vazhduar në rr. “Mihaill Çahov” dhe “Hristo Tatarçev” deri në sipërfaqet e Rr.”Pavel Shatev”, ku sot u realizuan aktivitetet e planifikuara në përputhje me programin e paraparë, dhe atë: grumbullimi i gjetheve, kositja e barit, grumbullimi i mbeturinave dhe plehrave, ngarkimi, krasitja e shkurreve dhe krasitja e 8 drurëve sipas aktvendimeve të lëshuara nga Qyteti i Shkupit. Njëkohësisht në kuadër të këtij aksioni u punua në grumbullimin e masës gjethore nga sipërfaqet e gjelbra, në disa pjesë të gjelbërimit u bë kositja e barit, mbledhja e barit të kositur, u krasit bimësia dhe formuan shkurret. Gjithashtu, me aksionin u realizuan edhe aktivitete të krasitjes dhe prerjes së drurëve, për të cilat është lëshuar aktvendim nga Qyteti i Shkupit. Në agjendën e Aksionit nga e hëna 28.03. deri më 01.04.2022 aktivitetet do të vazhdojnë edhe në komunën e Karposhit.

Share