NP “Parqe dhe gjelbërime” - Shkup

Ndërmarrja publike komunale “Parqe dhe gjelbërime”-Shkup, punon dhe funksion në pajtim me Ligjin për ndërmarrjet publike, Ligjin për vetëqeverisje lokale dhe Ligjin për veprimtari komunale. Themelues dhe pronarë i ndërmarrjes është Qyteti i Shkupit.
Ndërmarrja publike si pasues i NPK “Komunalec”, në mënyrë të pavarur funksionin nga 29.12.1992. NP “Parqe dhe gjelbërime” është themelues i dy shoqërive me përgjegjësi të kufizuar:

- SHPKTHP “FLORAKOM”
- SHPKTHP “LUNA”

NP “Parqe dhe gjelbërime” realizon veprimtari me interes publik të sferës komunale në territorin e Qytetit të Shkupit. Veprimtarinë e saj, ndërmarrja e realizon përmes zbatimit të Programit të punës që e miraton Këshilli i Qytetit të Shkupit në fund të vitit. Si ndërmarrje e vetme publike, e cila kujdeset për ngritjen, rregullimin dhe mirëmbajtjen e sipërfaqeve të gjelbërimit në territorin e qytetit të Shkupit, ndërmarrja publike “Parqe dhe gjelbërime” – Shkup luan rolin e shërbimit civil nën monitorimin e shërbimeve profesionale pranë Qytetit të Shkupit.
Legjislativi ekzistues ligjore është mjaftë kompleks dhe mundëson realizimin e veprimtarisë themelore të NP “Parqe dhe gjelbërime” - rregullimin dhe mirëmbajtjen e sipërfaqeve të gjelbërimit publik përmes:

1. Mirëmbajtjes së gjelbërimit publik urban
2. Mirëmbajtjes së gjelbërimit jashtë urban dhe të qendrave rekreative – sportive.

Ndërmarrja publike i realizon detyrat e saja e organizuar në trajtë të sektorëve, seksioneve, zonave, rajoneve, punkteve, objekteve dhe qendrave rekreative, të organizuar sipas natyrës dhe karakterit të punës, vëllimit, kompleksitetit si dhe sipas afërsisë dhe lidhshmërisë së tyre organizative.

Image

REALIZIMIN OPERATIV, NDËRMARRJA E REALIZON PËRMES:

1. Mirëmbajtjes së gjelbërimit publik urban të ngritur në pajtim me planet urbanistike: gjelbërimit të bulevardeve, blloqeve, aleve të drunjve dhe parqeve.

2. Ngritjes së sipërfaqeve të reja të gjelbërimit dhe të parqeve.

3. Rregullimit hortikulturorë të sipërfaqeve të tipit të mbyllur (objekte industriale, oborre shkollore, spitale).

4. Mirëmbajtjes së gjelbërimit jashtë urban.
(Park - pylli “Vodno”, Parku i natyrës “Gazi Baba” dhe QRS Saraj).

5. Ndërtimit të elementeve përcjellëse në sipërfaqet e parqeve, inventarit të parqeve, vend panoramave, përgatitjes dhe vendosjes së stolave, etj.

6. Ngritjes së brezave mbrojtëse nga erërat.

7. Pyllëzimit të pjesëve të zhveshura dhe terreneve erozive.

Si qëllim dhe synim kryesorë i NP “Parqe dhe gjelbërime”, deri më tani por edhe në të ardhmen është ngritja e nivelit të vetëdijes për qasjen komplekse të rregullimit urban dhe hortikulturorë, si masë e domosdoshme në funksion të krijimit të mjedisit të ri urban të qytetit.