Projektet për rregullimin e sipërfaqeve të gjelbra në të gjithë qytetin janë ende në listën e prioriteteve për zbukurimin hortikulturor të sipërfaqeve publike. Në atë drejtim, ekipet e terrenit para ca ditësh filluan me aktivitete për rregullimin e bul. KAÇKM duke filluar nga rruga Bellasica. Bëhet fjalë për rregullimin e gjelbërimit anësor të bulevardit, si dhe zhardinerës qendrore të vendosur për shkak të zgjidhjes së re të trafikut, me një sipërfaqe totale prej 2046 m2. Rregullimi i sipërfaqes do të bëhet në faza, ku do të përfshihet rrëmihja e sipërfaqes, aplikimi i shtresës pjellore të tokës, instalimi i sistemit të ujitjes, mbjellja e bimësisë së re dhe ngritja e sipërfaqes së gjelbër. Është planifikuar mbjellja e drurëve dhe shkurreve gjetherënëse dhe gjethembajtëse, të përshtatura me klimën tonë, dhe kështu rritja e tyre të përshtatet plotësisht në hapësirën e paraparë.

Share