Florakom SHPK Shkup është e themeluar nga NPK “Komunalec” në vitin 1991.

Nga data 10.12.2001 do të transformohet në “Florakom” SHPKTHP – Shkup, dhe themelues i saj është NP “Parqe dhe gjelbërime”. Serrat e para për prodhimtarinë e rasatit janë të ngritura në vitin 1973.

“Florakom” SHPKTHP realizon rregullimin hortikulturorë të sipërfaqeve të ndryshme, siç janë oborret dhe ballkonet me lule sezonale dhe me materiale të ndryshme dendrologjike.

Gjithashtu ofron edhe e rregullimin e brendshëm me lule të saksive nëpër firma, por edhe për nevojat e personave privat si dhe rregullimin me rastin e manifestimeve të ndryshme.

Përgatitja e aranzhmaneve lulore dhe të buqetave.

Rekomandon, këshillon dhe intervenon, për nga aspekti i kompetencave të saja profesionale për kultivimin dhe mirëmbajtjen e materialeve për mbjellje.

Prodhimtaria e luleve në suaza të “Florakom” është e ndarë në 3 reparte vijuese:

  • Rasati sezonal– i cili prodhohet në dy periudha: gjatë verës dhe gjatë vjeshtës.

Prodhimtaria e përgjithshme, përkatësisht rreth 90 % e prodhimtarisë i është dedikuar nevojave të NP “Parqe dhe gjelbërime” dhe Qytetit të Shkupit.

Prodhimtaria zhvillohet nga materialet e farave. Rasati verorë mbillet në muajin janar – shkurt, dhe si prodhim i gatshëm ofrohet kah fundi i muajit prill dhe kah fillimi i muajit maj.

Llojet aktuale të cilat janë më të kërkuara për stolisjen e leheve lulore në qytet janë ato të llojit: Petunia, Impatiens, Pelargonium, Vinka, Dalhlia, Zinia, Begonia, Tagetes dhe etj.

Nga rasati i vjeshtës, më të përfaqësuara janë llojet: Viola, Belis perenis, Myozotis, Sherianthus, Silena, Hrizantemum dhe Brasika. Këto lloje janë dyvjeçare vjeshtore, për faktin se mbillen në vjeshtë gjatë muajit tetor, kurse lulëzojnë në mënyrë intensive gjatë vitit të ardhshëm deri në muajin prill.

Prodhimtaria lulore në “Florakom” sillet mbi 600.000 copë të luleve gjatë një viti.

  • Lulet e saksive

Prodhohen llojet që janë të adaptuara në kushtet tona të prodhimtarisë dhe kultivimit të llojeve të tilla lulore, përkatësisht kemi llojet: Juka, Shefflera, Aloe, Hedera roicisus dhe më shumë lloje të sukulentëve. Pjesa më e madhe e tyre distribuohen në qendrat tona të shitjes.

Reparti i luleve në saksi merret edhe me dekorimet e brendshme.

  • Lulet e prera

Prodhohen dy lloje të luleve të prera: Strelicia dhe Kala. Këto lloje të luleve, si lule më prezantuese dhe më të kërkuara lulëzojnë nga muaji dhjetor deri në muajin prill të vitit të ardhshëm. Ky lloj i luleve të prera distribuohen në qendrat tona të shitjes, dhe të njëjtit janë të dedikuara për aranzhimin e buqetave, aranzhimeve të ndryshme lulore, kurorave si dhe për dekorimet të ndryshme të luleve.

Në vend fidanishtet e “Florakom” prodhohen materiale dekorative dendrologjike, përkatësisht fidanë të drunjve gjetherënës dhe gjethembajtës si dhe kreshta të vegjël, lule perenciale, gardhe klasike bimore dhe fidanë për pyllëzime. Përskaj kësaj, ofrohen edhe shërbime lidhur me rregullimin hortikulturorë të sipërfaqeve të oborreve individuale, firmave dhe të objekteve të tjera. Prodhimtaria e materiale për mbjellje zhvillohet në dy reparte vijuese: Fidanishtja “Parku I” dhe Fidanishtja “Butel”.

Në vend Fidanishten “Parku I” , prodhimtaria zhvillohet gjatë dy sezoneve – dimërore dhe atë verore, me zbatimin e metodës klasike të kontejnerëve, përmes rrugës vegjetative, me trungje dimërore dhe verore, me trungje në fazë të gjysmë pjekurisë dhe përmes rrugës gjenerative me fara.

Lëndët e para të prodhimtarisë së fidanëve, shfrytëzohen nga trungjet pronësore amë. Materialet e farave mblidhen nga trungjet amë nga vend fidanishtja jonë. Të njëjtit mbulohen me rërë deri në kohën e mbirjes së tyre. Më pas rimbjellen në kontejnerë, metodë kjo që njihet si “shkollimi i fidanëve”. Këto fidanë më pas mund të shfrytëzohen pas një ose dy viteve, pasi të arrijnë vlerën e tyre komerciale, përkatësisht pasi të kenë arritur madhësinë e tyre për shitje. Një pjesë e fidanëve kontejnerik, transportohen në repartin e fidanishtes “Butel” për kultivim të mëtutjeshëm, kurse pjesa tjetër në NP “Parqe dhe gjelbërime” për realizimin e planeve dhe projekteve lidhur me rregullimin hortikulturorë të gjelbërimit publik urban dhe jashtë urban.

Në repartin Fidanishtja “Parku I” prodhohen lloje të ndryshme të fidanëve siç janë: Thuyi, Juniperus, Criptomerya, Taxus, kaçubat lulore, kaçubat halore, perenët dhe bimët kacavjerrëse.

Në vend Fidanishten “Butel” prodhohen materiale dekorative dendrologjike të fidanëve gjetherënëse, kaçubat, gardhet bimore, perenët, prodhimtaria e bazamentit për shartim dhe shartimi i tyre, kultivimi i fidanëve kontejnerik nga bimët e larta dhe të ulëta kreshtore në sipërfaqe të hapur. Nga fidanët gjetherënëse prodhohen llojet: Acer, Fraxinus, Platanus, Aesculus hippocastanum, Tilia argentea, Betula alba, Cercis siliquastrum, Koelreuterija panniculata, Salix babilonica, Lagestroemia Indica, Melia azedarach, Fraxinus pendula, Aescuus carnea briottii, Fraxinus excelsior globossa, më pas edhe më shumë lloje të kaçubave, gardhet klasike bimore dhe lulet perenciale.

“Florakom” SHPKTHP, kontakt telefoni +389 3070114 / +389 3077997

E-maili: florakom@parkovi.com.mk