Ditën e pranverës e shënojmë me aksion të madh për rregullimin e të gjitha komunave të Shkupit, të organizuar nga Qyteti i Shkupit dhe në koordinim me të gjitha ndërmarrjet komunale të qytetit. Aksioni filloi sot herët në mëngjes në bul. Boris Trajkovski në komunën e Kisella Vodës, ku ekipet tona janë duke i krasitur drurët dhe i presin ato drurë për të cilat është lëshuar Aktvendim, si dhe bëjnë rregullimin e gjelbërimit. Drejtori Angelle Sotirovski e përshëndeti fillimin e aksionit dhe i inspektoi aktivitetet së bashku me kryetaren Danella Arsovska dhe drejtorët e ndërmarrjeve publike. Ekipet në Kisella Vodë deri në fund të javës do të bëjnë mbledhjen e gjetheve, kositjen, krasitjen e shkurreve, pastrimin e sipërfaqeve të gjelbra, mbjelljen e fidanëve dhe krasitjen dhe prerjen e pemëve. Nesër vazhdojmë në rr. Justiniani i Parë, të mërkurën në rr. Mihaill Çakov, të enjten në rr. Hristo Tatarçev dhe të premten përfundojmë në rr. Pavel Shatev. Nga java e ardhshme aksioni vazhdon në komunën e Karposhit dhe do të përfundojë më 27 maj pasi të përfshihen të gjitha komunat e Shkupit.

Share