“LUNA” SHPKTHP Shkup, është regjistruar si shoqëri që merret me veprimtari lidhur me parqet argëtuese dhe tematike. Shoqëria është në pronësi shtetërore kurse themelues i saj është NP “Parqe dhe gjelbërime” – Shkup.

Historiku i parkut për argëtime fillon me disa rekuizita argëtuese nga vitet e 1950 të shekullit të kaluar në lokalitetin e objektit të sotëm “Liqeni i vogël” në suaza të Parkut të qytetit. Në lokalitetin aktual të sotëm në Parkun e qytetit është zhvendosur gjatë vitit 1973, kur për herë të parë ka qenë i ndërtuar parku i kompletuar për argëtime me përmbajtjet argëtuese. Gjatë funksionimit shumë vjeçar (disa dekada), Luna parku disa herë me radhë ka qenë i plotësuar me rekuizita të reja. Gjatë muajit prill të vitit 2017, parku për argëtime në lokalitetin ekzistues është mbyllur dhe me këtë rast kanë filluar aktivitetet ndërtimore për ndërtimin e parkut të ri për argëtime. Gjatë kësaj periudhe, Luna parku disponon me rekuizitat vijuese: Karueseli 1, Karuseli 2, Roboti, Treni turistik dhe Çezja.

Rekuizitat ekzistuese janë të vendosura në dy lokalitete të qytetit në Shkupit:

  • Parku “Aeroplani” – lagjja Lisiçe e Re;
  • Objekti “Liqeni i vogël” – Parku i qytetit.

 

Në gjendjen aktuale, SHT Parku për argëtime LUNA SHPKTHP Shkup është e formuar më datën 09.11.2001 nga ana e NP „Parqe dhe gjelbërime“ – Shkup.

Adresa: St. 1732 nr. 10 Parku i Qytetit Shkup
Telefoni: 02/3163-827
Posta elektronike: lunaskopje@yahoo.com / lunapark976@yahoo.com
Menaxheri: Goran Bashevski
Email: lunaskopje@yahoo.com