Pjesë e aktiviteteve të cilat ekipet tona i kryejnë në këtë periudhë pranvere, janë përgatitja e ngritjes dhe rregullimit të sipërfaqeve të gjelbra publike, në disa lokacione të qytetit. Duke u fokusuar në aktivitetet e planifikuara për rregullimin e sipërfaqeve të gjelbra këto ditë, ekipet e terrenit me urdhër të Qytetit të Shkupit, filluan pastrimin e sipërfaqes dhe formimin e korridorit të gjelbër në rrugën Llazar Liçenovski. Në një sipërfaqe prej 310 m², është duke u realizuar punimi i sipërfaqes, vendoset tokë pjellore, dhe më pas do të instalohet sistemi për ujitje dhe ngritjen e sipërfaqes së gjelbër. Rregullimi i plotë hortikulturor do të finalizohet me mbjelljen e fidanëve gjethembajtëse dhe gjetherënëse, shkurreve dekorative ku ato korrespondojnë me hapësirën e caktuar.

Njëkohësisht, në gjelbërimin te udhëkryqi ndërmjet rrugës Butelska dhe rrugës Prizrenska afër kishës “Shën Gjon Pagëzori” ekipet janë duke punuar në rregullimin e sipërfaqes prej rreth 790 m². Rregullimi hortikulturor do të përfshijë disa faza, ku tashmë ka filluar pastrimi dhe largimi i mbeturinave dhe plehrave. Në lokacionin e cekur do të bëhet edhe gërmimi i tokës ekzistuese dhe do të vendoset dhè i ri cilësor, do të instalohet sistem për ujitje, dhe do të mbillet bimësi dhe do të ngrihet sipërfaqe e gjelbër.

Share