Duke filluar nga sot e deri më 01.04.2022, vazhdojnë aktivitetet e ekipeve tona për rregullimin e sipërfaqeve të gjelbra publike në territorin e komunës së Karposhit. Aksioni pranveror i organizuar nga Qyteti i Shkupit, në bashkëpunim me ndërmarrjet publike të qytetit, deri më tani është realizuar sipas planit, ku javën e kaluar u realizua me sukses në komunën e Kisella Vodës. Sipas planit për aktivitetet e punës në komunën e Karposhit me aksionin ekipet tona sot filluan në bulevardin “8 Shtator” duke filluar nga ish-Alumina deri te QS “Boris Trajkovski”. Me aktivitete në terren është bërë pastrimi i gjelbërimit nga mbeturinat, plehrat, materiale ndërtimore dhe degët, kositja e barrit, krasitja e shkurreve, ngarkimi i saj, si dhe janë planifikuar aktivitete për krasitjen/prerjen e drurëve me vendim të Qytetit të Shkupit, ku sot u krasit/pre një dru. Me aksionin pranveror në ditët në vijim në këtë komunë do të përfshihet gjelbërimi përgjatë bulevardit “Ilinden”, “Aradhet Partizane”, bul. “Metropolit Teodosij Golloganov”, si dhe rr. “Nikolla Parapunov” dhe “Juri Gagarin”. Intensiteti i aktiviteteve të punës është në përputhje me  programin e përcaktuar ditor të punës, duke përfshirë mekanizimin e kamionëve, vinçave, kamionë për mbledhjen e plehrave, kositëse dhe prerëse.

Share