Thuja sp.prunus dhe leylandii janë fidanët e rinj të cilët ekipet tona sot i mbollën në gjelbërimin qendror të bulevardit Aradhet Partizane në komunën e Karposhit. Mbjelljen vjeshtore të pemëve e realizojmë gradualisht, e me këtë është përfshirë rregullimi në të gjithë pjesët e gjelbra të bulevardeve, parqeve dhe sipërfaqeve publike të qytetit.
Sot me kënaqësi realizuam edhe një aksion së bashku me SHA Stopanska banka dhe Arbina Çerimi nga ekipi menaxherial i ndërmarrjes, duke mbjellë pemë në gjelbërimin e ri në bulevardin KAÇKM në komunën e Aerodromit. Me 150 pemë të reja gjethembajtëse e pasuruam gjelbërimin e bulevardit, ndërkaq duke rregulluar një sipërfaqe të re të gjelbër
Në bulevardin Aradhet Partizane, ekipet e rregulluan gjelbërimin duke mbjellë 100 fidanë të llojit prunus. Duke formuar një gardh të gjelbër, fidanët plotësohen tërësisht përgjatë drurëve në gjelbërimin qendror të bulevardit. Aktivitetet e mbjelljes vjeshtore nëpër gjelbërimin e qytetit mbeten edhe më tutje prioritet i përditshëm i ekipeve të terrenit.
Me 400 shkurre dekorative të llojit lonicera e pasuruam gjelbërimin qendror të bul. Goce Dellçev, në shtrirje nga udhëkryqi te Gjykata deri te nënkalimi në bulevardin e njëjtë. Ndërsa në bulevardin Kërste Petkov Misirkov te ASHAM-i, mbollëm 150 fidanë të llojit festuca, ku nesër ekipet e terrenit do të vazhdojnë me mbjelljen e fidanit lonicera.
Me lule të llojit të krizantemës, ekipet tona të terrenit i pasurojnë zhardinerët në të dyja anët e Urës së Gurit, në sheshin Maqedonia. Krizantemat lulëzojnë gjatë gjithë vjeshtës dhe prania e tyre në mjediset urbane e spikat dhe e pasuron atmosferën vjeshtore në qytetin.
Sot ekipet e terrenit e zbukuruan gjelbërimin e rrethrrotullimit në Fushë Topanë dhe figurën e luleve Shporta në rr. Dizhon në komunën e Çairit. Ngjyrat e larmishme të krizantemës nga tani ofrojnë kënaqësi ende më të madhe në sytë e të gjithë kalimtarëve dhe vizitorëve në këto vende.
Ekipet e terrenit nga rajoni Parku i Parajsës sot mbollën fidanë gjethembajtës të llojit thuja smaragd, të dhuruara nga kompania British American Tobacco. E falënderojmë këtë kompani me përgjegjësi shoqërore për bashkëpunimin dhe urojmë që ngjarje të këtij lloji të ndodhin sa më shpesh. Më pas, ekipet nga Parku i Parajsës vazhduan me mbjelljen e
Rregullimi i sipërfaqeve me lule nëpër gjelbërimin publik është aktiviteti të cilin jemi duke e realizuar momentalisht nëpër sipërfaqet e gjelbra, me qëllim formësimin e dekorit vjeshtor të qytetit. Me manushaqen vjeshtore ekipet e plotësuan zhardinerën në sheshin Filipi i Dytë, ndërsa krizantema me të cilën e rregulluam figurën e Pianos i jep në mënyrë
Me mbjelljen e fidanëve të rinj të llojit të çinarit sot e rregulluam gjelbërimin anësor në bulevardin Teodosij Golloganov në rajonin qendror të qytetit. Aktivitetet e pasurimit të kësaj pjese të gjelbërimit të bulevardit me fidanë të rinj i realizuam në vendet ku ato ishin tharë dhe ishin dëmtuar ose në vende ku mungonin. Fidanët
Rregullimi i sipërfaqeve me lule në prag të mbjelljes vjeshtore është duke u realizuar në mënyrë aktive në të gjithë sipërfaqet e gjelbra publike në qytet. Me aktivitetet e sotme është përfshirë gjelbërimi i rrethrrotullimit në Gjorçe Petrov, ku ekipet bëjnë mihjen dhe rrafshimin e dheut të leheve të luleve. Me intensitet të përshpejtuar, rregullimi