Me mbjelljen e fidanëve të rinj të llojit të çinarit sot e rregulluam gjelbërimin anësor në bulevardin Teodosij Golloganov në rajonin qendror të qytetit.
Aktivitetet e pasurimit të kësaj pjese të gjelbërimit të bulevardit me fidanë të rinj i realizuam në vendet ku ato ishin tharë dhe ishin dëmtuar ose në vende ku mungonin.
Fidanët dhe gjelbërimi janë më se të nevojshme duke pasur parasysh rëndësinë e tyre, veçanërisht përgjatë rrugëve më të frekuentuara të qytetit.
Rregullimin e bulevardit e plotësuam me mbjellje të manushaqes vjeshtore e cila i përvijon lehet në rrethrrotullimin e bulevardit.
Share