Sot me kënaqësi realizuam edhe një aksion së bashku me SHA Stopanska banka dhe Arbina Çerimi nga ekipi menaxherial i ndërmarrjes, duke mbjellë pemë në gjelbërimin e ri në bulevardin KAÇKM në komunën e Aerodromit.
Me 150 pemë të reja gjethembajtëse e pasuruam gjelbërimin e bulevardit, ndërkaq duke rregulluar një sipërfaqe të re të gjelbër për qytetarët.
Me aktivitetet e mbjelljes, bashkërisht e finalizuam projektin #Muri i Gjelbër, me ç’rast në periudhën e kaluar mbollëm pemë në disa lokacione nëpër Shkup.
U shprehim falënderim të madh përfaqësuesve të SHA Stopanska banka për angazhimin, përkushtimin dhe mbështetjen e fuqishme për gjelbërimin e sipërfaqeve publike në Shkup.
Për kënaqësinë tonë të përbashkët, bashkëpunimin tonë e vazhdojmë edhe në të ardhmen!
Share