Edhe alenë e drurëve në bul. Brigada e Tretë Maqedonase e pasuruam me fidanë të rinj gjetherënës të llojit likuidambar, ndërsa parku Depoja e Qytetit prapa Stacionit Hekurudhor nga sot është zbukuruar me panje të reja.
Sot drejtori Zuhejr Rexhepi së bashku me kryetarin e komunës së Sarajit Blerim Bexheti inspektuan aktivitetet për mbjelljen e fidanëve në parkun e sapongritur në afërsi të komunës së Sarajit. Gjatë mbjelljes së fidanëve dekorative gjethembajtëse të llojit prunus dhe shkurreve dekorative të llojit fitonia, ata iu bashkuan aksionit për rregullim hortikulturor të komunës. Njëkohësisht,
Është duke vijuar aksioni vjeshtor i mbjelljes dhe ngritjes së sipërfaqeve të reja të gjelbra në qytetin e Shkupit. Sot kryetarja e qytetit të Shkupit Danella Arsovska dhe drejtori Zuhejr Rexhepi e gjelbëruan Çairin dhe Butelin me fidanë të rinj, ndërsa deri tani janë mbjellë disa qindra fidanë në të dyja komunat.
Fidanë të rinj të llojit acer u mbollën sot nga ekipet e terrenit, duke e plotësuar alenë e drurëve në parkun Ibni Pajko.
Sot ekipet e terrenit i rregulluan shtigjet në Parkun e Parajsës, duke rrëmuar dhe mënjanuar lastarët e egër. Ekipet tona së bashku me drejtorin Zuhejr Rexhepi mbollën fidanë të manjollës dhe qershisë japoneze të cilët do ta dekorojnë hapësirën pas QT Mavrovasja në rr. Stiv Naumov.
Në vend të trungjeve të thata, me mbjelljen e 34 fidanëve të rinj, e plotësuam alenë ekzistuese të drurëve të gështenjës, sipas të cilës njihet kjo rrugë e Shkupit. Në këtë mënyrë i kultivojmë dhe kujdesemi edhe për karakteristikat tradicionale të Shkupit.
Rrugën “Brigada e Dytë Maqedonase” jemi duke e pasuruar me fidanë të rinj gjethembajtës, si pjesë e aksionit vjeshtor të mbjelljes në sipërfaqet e gjelbra të qytetit.
Sot drejtori Zuhejr Rexhepi inspektoi aktivitetet në terren dhe iu bashkëngjit mbjelljes së fidanëve të rinj të llojit të gështenjës në rr. Franklin Ruzvelt. Fidanët e rinj do të blerojnë që në pranverë dhe do ta shfaqin bukurinë e tyre për të kënaqur banorët lokalë.
Me dinamikën e njëjtë këtë javë vazhdojmë me aktivitetet rrjedhëse për mirëmbajtjen e gjelbërimit në sipërfaqet e gjelbra publike. Në zhardinerën qendrore në bul. Aleksandri i Maqedonisë ekipet e terrenit kryejnë kositje, krasitje dhe rregullim të gjelbërimit.
Sot kishim nder dhe kënaqësi të marrim pjesë në nismën rajonale "Pema e Miqësisë", e cila mbahet për të tretin vit radhazi edhe në vendin tonë, të organizuar nga AirCare - Air Quality & Pollen App me ndihmën e European Fund for the Balkans. Në aksionin e sotëm, i cili mbahet njëkohësisht në disa qytete