Sot drejtori Zuhejr Rexhepi së bashku me kryetarin e komunës së Sarajit Blerim Bexheti inspektuan aktivitetet për mbjelljen e fidanëve në parkun e sapongritur në afërsi të komunës së Sarajit. Gjatë mbjelljes së fidanëve dekorative gjethembajtëse të llojit prunus dhe shkurreve dekorative të llojit fitonia, ata iu bashkuan aksionit për rregullim hortikulturor të komunës.
Njëkohësisht, ata e ndoqën edhe mbjelljen e alesë së drurëve të fidanëve të rinj të llojit likuidambar përgjatë rrugës kryesore.
Fidanët e sapombjellë janë pjesë e realizimit të aktiviteteve për qëllimin strategjik, angazhimin dhe kujdesin për një mjedis të shëndetshëm jetësor për një Saraj të gjelbër, për një Shkup të gjelbër.

Share