Sot kishim nder dhe kënaqësi të marrim pjesë në nismën rajonale “Pema e Miqësisë”, e cila mbahet për të tretin vit radhazi edhe në vendin tonë, të organizuar nga AirCare – Air Quality & Pollen App me ndihmën e European Fund for the Balkans.

Në aksionin e sotëm, i cili mbahet njëkohësisht në disa qytete të rajonit, mbollëm 100 pemë të reja të specieve të Rrapit dhe Panjës në parkun në rrugën Eeseninova në Kisella Vodë së bashku me ekoaktivistët.

Vazhdojmë edhe më tej në mënyrë vetëmohuese dhe gjithmonë ta japim mbështetjen tonë të fortë për aksione të tilla për gjelbërimin e qytetit me qëllimin e vetëm për një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm.

Share