Është duke vijuar aksioni vjeshtor i mbjelljes dhe ngritjes së sipërfaqeve të reja të gjelbra në qytetin e Shkupit.
Sot kryetarja e qytetit të Shkupit Danella Arsovska dhe drejtori Zuhejr Rexhepi e gjelbëruan Çairin dhe Butelin me fidanë të rinj, ndërsa deri tani janë mbjellë disa qindra fidanë në të dyja komunat.