Kategori: Kumtesa(soopstenij)

  • NJOFITIM!

    NJOFITIM!

    Pas njoftimit nga Departamenti Meteorologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, për mot të ndryshueshëm, të paqëndrueshëm në pasdite dhe gjatë mbrëmjes me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima, në pjesë të luginës në formën e një stuhie afatshkurtër, i informojmë qytetarët të mos i parkojnë automjetet e tyre nën drunjë, me qëllim që të shmangen pasojat e padëshiruara.

    Nëse vini re një dru të rrëzuar, ju lutemi ta raportoni atë në Qendrën e Menaxhimit të Emergjencave në numrin 112, ose në telefonat e kujdestarisë të publikuar në faqen e internetit të ndërmarrjes.

  • NJOFTIM!

    NJOFTIM!

    Pas njoftimit nga HMRC për mot të paqëndrueshëm, të përcjellë me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe bubullima, si dhe në pjesë të luginës me kushte për stuhi afatshkurtër, njoftojmë qytetarët që të mos i parkojnë automjetet nën pemë, për të shmangur pasojat e padëshiruara. .
    Nëse vëreni një pemë të rënë, ju lutemi raportoni në CMC në tel 112, ose në telefonat e shërbimit të publikuar në faqen e internetit të kompanisë

  • Demant

    I demantojmë pretendimet në postimin e sotëm në faqen zyrtare facebook të Komunës së Qendrës, ku thuhet se komuna ka ndihmuar ndërmarrjen në largimin e drurit të rënë në afërsi të Qendrës Klinike.
    Njoftojmë publikun se pastrimi i drunjëve të rënë në zonën e Qendrës Klinike, në Rr. Kliment Ohridski, si dhe në lokacione të tjera të komunës ku ka pasur rënie të drunjëve në ditët e fundit, janë kryer nga ekipet e ndërmarrjes.
    NP Parqe dhe gjelbërime, brenda mundësive të saj, bën çdo përpjekje për mirëmbajtjen e drunjëve në qytet, por kur ndodhin erëra dhe stuhi jashtëzakonisht të forta, bien edhe drunjët krejtësisht të shëndetshme.
    Ekipet tona kanë qenë të pranishëm në terren që nga fillimi i stuhisë dhe do të vazhdojnë heqjen e pasojave deri në pastrimin e plotë të qytetit.
  • Njoftim

    Njoftim

    Për shkak të paralajmërimit të një stuhie të fortë, ekipet tona në terren nga të gjitha pikat, së bashku me ndërmarrjet e tjera të qytetit, po punojnë sot për pastrimin e degëve, gjetheve, të kositurave dhe mbeturinave përgjatë bulevardeve dhe rrugëve kryesore, me qëllim parandalimin e stagnimit të ujit përreth lavamanëve
    Për shkak të mundësisë së reshjeve intensive të rrëmbyeshëm, erës së fortë mbi 70 km/h dhe shfaqjes së breshërit, lusim qytetarët që të mos i parkojnë automjetet nën pemë dhe të mos dalin jashtë pa nevojë, për të shmangur pasojat e padëshiruara.
    Gjatë ditës, ekipet tona do të organizohen në grupe shërbimi, të gatshme për të ndërhyrë.
    Në rast të rënies së pemës, ju lutemi raportoni në QKM në numrin 112.
  • Kumtim

    Kumtim

    Lajmet e rreme dhe manipulimet me agjendë politike dhe qëllime dashakeqe janë një dukuri të cilën duhet ta luftojmë si shoqëri, duke i respektuar konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e lirisë së fjalës, por edhe konventat ndërkombëtare për luftimin e gjuhës së urrejtjes.

    NP “Parqe dhe Gjelbërime” e përshëndet dhe e mbështet qëllimin e Ambasadës së Madhe në luftimin e lajmeve të rreme dhe gjuhës së urrejtjes, por dëshirojmë të bëjmë apel që përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe të kontrollojnë në mënyrë të detajuar dhe me zell nëse shpenzohen në drejtimin e duhur projektet të cilat ato i financojnë me mjete nga tatimet e qytetarëve të Britanisë së Madhe .

    Gjegjësisht, në kuadër të projektit me të cilin kontrollohet transparenca e komunave, mediat e financuara shfrytëzojnë informacione krejtësisht të paverifikuara dhe të pasakta. Në të shumtën e rasteve ata as nuk kanë kontaktuar me përfaqësuesit e NP “Parqe dhe Gjelbërime” dhe as nuk na kanë kërkuar informacione para se të publikojnë “hulumtim” gazetaresk. Zakonisht publikohen “hulumtime” në të cilat, megjithëse u kanë parashtruar pyetje institucioneve, nuk janë përpjekur aspak që të presin përgjigje në një afat të arsyeshëm.

    Në këtë mënyrë mjetet për këto media dhe gazetarë të financuar nga paratë e tatimpaguesve të Mbretërisë së Britanisë së Madhe, shpenzohen në udhëheqjen e fushatës politike me qëllim të shpifjes së njërës prej dy kryetareve të komunës në Republikën e Maqedonisë dhe mjafton vetëm të kontrollohet faqja e ndërmarrjes publike dhe mediave tona sociale ku i publikojmë të gjitha aksionet e mbjelljes, kur tashmë asnjë media nuk dëshiron t’i publikojë ato lajme kur përpiqemi t’i ndajmë me publikun përmes kumtimeve.

    Njëkohësisht, NP “Parqe dhe Gjelbërime ” i demanton dezinformatat e publikuara në artikullin në portalin e internetit “MMS.MK” me titullin “Premtimet janë shndërruar në enigmë: Vallë dhe ku “mbinë” mijëra drurët e paralajmëruara nga Arsovska?”. Pa e kontrolluar vërtetësinë e informacionit, portali MMS.MK me artikullin e dëmton seriozisht NP “Parqe dhe Gjelbërime”. Duam të theksojmë se NP “Parqe dhe Gjelbërime”, krahas kompetencave tjera, është kompetente për mbjelljen e drurëve dhe fidanëve në gjelbërimin e qytetit që është nën kompetencën e Qytetit të Shkupit, ndërsa ekipet e ndërmarrjes realizojnë aksion për mbjelljen e drurëve të reja në ato vende ku në vitet e kaluara janë prerë dhe janë hequr.

    Nuk është e vërtetë që këshilltarët nuk kanë informacione dhe bëjnë politikë vetëm për përmbushjen e dëshirave të liderëve të tyre partiake. Këshilltarët në Qytetin e Shkupit marrin rregullisht raporte për realizimin e aktiviteteve të ndërmarrjes dhe ato duhet vetëm t’i lexojnë që ta marrin informacionin.

    Për vitin 2022 dhe 2023, janë mbjellë më shumë se 1.3 milionë drurë, fidanë dhe rasat lulesh, gjë që është më shumë se 10 vitet paraprake së bashku.

  • APEL !

    APEL !

    Temperaturat e larta që kanë përfshirë zonën e Shkupit gjatë kësaj periudhe sjellin rrezik të shtuar të zjarreve në ambiente të hapura, prandaj apelojmë tek të gjithë qytetarët që të jenë më vigjilentë dhe më të mobilizuar.
    Me qëllim për të parandaluar pasojat e padëshiruara, apelojmë që të mos ndizet zjarr në ambient ​​të hapur, të mos hidhen shishe plastike dhe qelqi, të mos digjen mbeturina dhe materiale të tjera të ndezshme, si dhe të mos hidhen mbetje dhe bishta cigaresh.
    Njëkohësisht nëse vëreni zjarr mund ta lajmëroni në tel. 193 Brigada e Zjarrfikësve, në tel. 112 në Qendrën e Menaxhimit të Krizave, ose në numrin 070268936, numri i detyrës së NP Parqe dhe Gjelbërime.
  • NJOFTIM

    I njoftojmë qytetarët se nga data 26.06.2023, rampa në Vodnon e Mesme do të jetë e mbyllur 24 orë, përveç automjeteve zyrtare policore dhe ushtarake, autoambulancave dhe brigadës së zjarrfikësve dhe automjeteve për të cilat Qyteti i Shkupit ka lëshuar leje për qarkullim.

    Telefoni i shërbimit kujdestar të Vodnos së Mesme 071 223 834.

  • NJOFTIM

    NJOFTIM

    Për shkaqe shëndetsore sot parashtrova dorëheqje nga funkcioni drejtor në NP Parqe dhe Gjelbërime. E falenderoj kryetaren Arsovska për besimin dhe mundësin e dhënë, por shëndeti është më i rëndësishëm se çdo funkcion. Udhëheqesis së re i dëshiroj punë të mbarë dhe të suksesshme.

    Me respekt Z.Rexhepi

  • NJOFTIM

    Zuhejr Rexhepi u zgjodh drejtor i NP Parqe dhe Gjelbërime

    Me Aktvendimin për zgjedhjen e drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe Gjelbërime” Shkup nr.04-716/1 më datë 11.04.2023, në pajtim me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligjin për Ndërmarrjet Publike, Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska drejtorin e deritanishëm UD, Zuhejr Rexhepi e emëroi drejtor i ndërmarrjes, me mandat katërvjeçar.

    Urime dhe vazhdojmë të punojmë me përkushtim në realizimin e misionit tonë për një Shkup të pastër dhe të gjelbër nën udhëheqjen e drejtorit Zuhejr Rexhepi.

  • Njoftim!

    Njoftim!

    I njoftojmë qytetarët që të mos i parkojnë automjetet e tyre nën pemët për shkak të njoftimeve nga DPHM për motin e paqëndrueshëm të shoqëruar me erë mesatare dhe erë të fortë, që do të përforcohet edhe më tej gjatë natës dhe gjatë ditës së nesërme.
    Nëse vëreni pemë të rënë, Ju lutemi ta raportoni në QMK në tel. 195 ose në numrat telefonike kujdestare në faqen tonë të internetit.