Lajmet e rreme dhe manipulimet me agjendë politike dhe qëllime dashakeqe janë një dukuri të cilën duhet ta luftojmë si shoqëri, duke i respektuar konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e lirisë së fjalës, por edhe konventat ndërkombëtare për luftimin e gjuhës së urrejtjes.

NP “Parqe dhe Gjelbërime” e përshëndet dhe e mbështet qëllimin e Ambasadës së Madhe në luftimin e lajmeve të rreme dhe gjuhës së urrejtjes, por dëshirojmë të bëjmë apel që përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe të kontrollojnë në mënyrë të detajuar dhe me zell nëse shpenzohen në drejtimin e duhur projektet të cilat ato i financojnë me mjete nga tatimet e qytetarëve të Britanisë së Madhe .

Gjegjësisht, në kuadër të projektit me të cilin kontrollohet transparenca e komunave, mediat e financuara shfrytëzojnë informacione krejtësisht të paverifikuara dhe të pasakta. Në të shumtën e rasteve ata as nuk kanë kontaktuar me përfaqësuesit e NP “Parqe dhe Gjelbërime” dhe as nuk na kanë kërkuar informacione para se të publikojnë “hulumtim” gazetaresk. Zakonisht publikohen “hulumtime” në të cilat, megjithëse u kanë parashtruar pyetje institucioneve, nuk janë përpjekur aspak që të presin përgjigje në një afat të arsyeshëm.

Në këtë mënyrë mjetet për këto media dhe gazetarë të financuar nga paratë e tatimpaguesve të Mbretërisë së Britanisë së Madhe, shpenzohen në udhëheqjen e fushatës politike me qëllim të shpifjes së njërës prej dy kryetareve të komunës në Republikën e Maqedonisë dhe mjafton vetëm të kontrollohet faqja e ndërmarrjes publike dhe mediave tona sociale ku i publikojmë të gjitha aksionet e mbjelljes, kur tashmë asnjë media nuk dëshiron t’i publikojë ato lajme kur përpiqemi t’i ndajmë me publikun përmes kumtimeve.

Njëkohësisht, NP “Parqe dhe Gjelbërime ” i demanton dezinformatat e publikuara në artikullin në portalin e internetit “MMS.MK” me titullin “Premtimet janë shndërruar në enigmë: Vallë dhe ku “mbinë” mijëra drurët e paralajmëruara nga Arsovska?”. Pa e kontrolluar vërtetësinë e informacionit, portali MMS.MK me artikullin e dëmton seriozisht NP “Parqe dhe Gjelbërime”. Duam të theksojmë se NP “Parqe dhe Gjelbërime”, krahas kompetencave tjera, është kompetente për mbjelljen e drurëve dhe fidanëve në gjelbërimin e qytetit që është nën kompetencën e Qytetit të Shkupit, ndërsa ekipet e ndërmarrjes realizojnë aksion për mbjelljen e drurëve të reja në ato vende ku në vitet e kaluara janë prerë dhe janë hequr.

Nuk është e vërtetë që këshilltarët nuk kanë informacione dhe bëjnë politikë vetëm për përmbushjen e dëshirave të liderëve të tyre partiake. Këshilltarët në Qytetin e Shkupit marrin rregullisht raporte për realizimin e aktiviteteve të ndërmarrjes dhe ato duhet vetëm t’i lexojnë që ta marrin informacionin.

Për vitin 2022 dhe 2023, janë mbjellë më shumë se 1.3 milionë drurë, fidanë dhe rasat lulesh, gjë që është më shumë se 10 vitet paraprake së bashku.

Share