I demantojmë pretendimet në postimin e sotëm në faqen zyrtare facebook të Komunës së Qendrës, ku thuhet se komuna ka ndihmuar ndërmarrjen në largimin e drurit të rënë në afërsi të Qendrës Klinike.
Njoftojmë publikun se pastrimi i drunjëve të rënë në zonën e Qendrës Klinike, në Rr. Kliment Ohridski, si dhe në lokacione të tjera të komunës ku ka pasur rënie të drunjëve në ditët e fundit, janë kryer nga ekipet e ndërmarrjes.
NP Parqe dhe gjelbërime, brenda mundësive të saj, bën çdo përpjekje për mirëmbajtjen e drunjëve në qytet, por kur ndodhin erëra dhe stuhi jashtëzakonisht të forta, bien edhe drunjët krejtësisht të shëndetshme.
Ekipet tona kanë qenë të pranishëm në terren që nga fillimi i stuhisë dhe do të vazhdojnë heqjen e pasojave deri në pastrimin e plotë të qytetit.
Share