Temperaturat e larta që kanë përfshirë zonën e Shkupit gjatë kësaj periudhe sjellin rrezik të shtuar të zjarreve në ambiente të hapura, prandaj apelojmë tek të gjithë qytetarët që të jenë më vigjilentë dhe më të mobilizuar.
Me qëllim për të parandaluar pasojat e padëshiruara, apelojmë që të mos ndizet zjarr në ambient ​​të hapur, të mos hidhen shishe plastike dhe qelqi, të mos digjen mbeturina dhe materiale të tjera të ndezshme, si dhe të mos hidhen mbetje dhe bishta cigaresh.
Njëkohësisht nëse vëreni zjarr mund ta lajmëroni në tel. 193 Brigada e Zjarrfikësve, në tel. 112 në Qendrën e Menaxhimit të Krizave, ose në numrin 070268936, numri i detyrës së NP Parqe dhe Gjelbërime.
Share