Sot organizata sindikale në prezencë të menaxhmentit të ndërmarrjes dhuroi pako për Vitin e Ri. Me këtë gjest ua uroi të gjithëve festat e fundvitit!
Lehet e luleve në parkun e Qytetit nga sot me mbulesë dimërore
Sot kryetarja e qytetit Danella Arsovska dhe drejtori Zuhejr Rexhepi ishin të pranishëm në mbjelljen e fidanëve në kejin e Vardarit, në bashkëpunim me Stopanska bankën SHA Shkup. Pemët shumëvjeçare të llojeve bliri, panja, dushku, katalpа dhe qershiа japoneze, të cilat janë donacion nga banka, në periudhën e kaluar i mbollëm në qendër të qytetit,
Bulevardi Gjorçe Petrov duket shumë i bukur, pasi ekipet tona e gjelbëruan korsinë e mesme me fidanë të rinj.
Në vend të kryerjes së aktiviteteve të rregullta, sot ekipet e Parkut të Qytetit në mënyrë të ekipuar e larguan kontejnerin të cilin sot në mëngjes e hasën në liqenin e parkut. Kjo nuk është hera e parë që hasim një pamje të tillë. Prandaj, apelojmë tek të gjithë vizitorët që të ndërpritet shkatërrimi i
Fidanë të rinj të llojit ginko biloba tashmë janë pjesë e gjelbërimit në zhardinerën qendrore në bulevardin Aradhet Partizane.
Në zbukurimin e sipërfaqeve të gjelbra në Saraj, sot drejtori Zuhejr Rexhepi së bashku me sekretarin e komunës së Sarajit Safi Shabani, ishin të pranishëm në gjelbërimin me fidanë të rinj: tridhjetë e pesë thuja uoduord, tre thuja smeragd, tetë likuidambar dhe tre rrape.
Gjelbërimi i bulevardit qendror në komunën e Gjorçe Petrovit nga sot me pamje të re. Ekipet e terrenit e pasuruan dhe zbukuruan gjelbërimin e bulevardit kryesor në Gjorçe Petrov me fidanë gjethembajtës me kërcell të ulët të llojeve piracanta, lonicera, woodwardii, smaragd, rosedalis, rheingold dhe berkman.
Edhe alenë e drurëve në bul. Brigada e Tretë Maqedonase e pasuruam me fidanë të rinj gjetherënës të llojit likuidambar, ndërsa parku Depoja e Qytetit prapa Stacionit Hekurudhor nga sot është zbukuruar me panje të reja.
Sot drejtori Zuhejr Rexhepi së bashku me kryetarin e komunës së Sarajit Blerim Bexheti inspektuan aktivitetet për mbjelljen e fidanëve në parkun e sapongritur në afërsi të komunës së Sarajit. Gjatë mbjelljes së fidanëve dekorative gjethembajtëse të llojit prunus dhe shkurreve dekorative të llojit fitonia, ata iu bashkuan aksionit për rregullim hortikulturor të komunës. Njëkohësisht,