Sot me rastin e 7 Prillit, Dita Botërore e Shëndetit, drejtori Zuhejr Rexheri së bashku me drejtorin e Entit për Mjekësi Fizikale dhe Rehabilitim Miki Filev dhe infermieren kryesore Danka Dimitrovska mbollën fidanë të rinj gjetherënës dhe gjethembajtës, duke e zbukuruar gjelbërimin në oborrin e entit. Investimi ynë në kujdesin për gjelbërimin është përgjegjësi e
Kositja dhe mbledhja e barit të kositur në gjelbërimin qendror në bul. Bosnja dhe Hercegovina janë pjesë aktiviteteve të sotme të ekipeve nga ai rajon.
Kositja dhe rregullimi i zhardinerës qendrore në bul. Aradhet Partizane.
Me qëllim dukshmërisë dhe qarkullimit të pandërprerë të trafikut sot filluam krasitjen e degëve të varura të pemëve, përgjatë bul. Aradhet Partizane, nga ura Vllajko, përgjatë karrexhatës, në shtigjet e këmbësorëve dhe biçikletave. Aksioni realizohet me urdhër të Qytetit të Shkupit, dhe është paraparë që të realizohet edhe në ditët në vijim.
Kositja e parqeve dhe mbjellja e luleve në bulevardin Aleksandri i Maqedonisë janë aktivitetet e sotme të ekipeve nga ai rajon.
Shprehim falënderim të madh dhe një BRAVO të madhe për fëmijët e shoqatës "Dua ylberin", të cilët me fytyra të buzëqeshura dhe të gëzuara së bashku me drejtorin Zuhejr Rexhepi dhe ekipin drejtues mbollën lule duke rregulluar lehen e re të luleve në Parkun e Qytetit, si simbol për mbështetje dhe të kuptuarit e diversitetit.
Me kositjen e parkut anësor në bulevardin H.T.Karposh në komunën e Çairit, i përfundojmë aktivitetet për këtë javë të punës.
Me fidanë të rinj të llojit Hamaciparis elvodi e plotësuam zhardinerën qendrore dhe gjelbërimin në bulevardin Vidoe Smilevski Bato, si pjesë e aksionit pranveror për mbjelljen e fidanëve në gjelbërimin e qytetit.
Lokacioni ynë i sotëm !? Gjelbërimi i rrethrrotullimit në bulevardin Ushtria Maqedonase. Fidanë të rinj të llojeve: hamaciparis elvodi, buksus, livando, nandina, berberis dhe viburnum mbollëm në gjelbërimin duke i dhënë një larmi dhe një tërësi kompozite rrethrrotullimit në bulevardin.
Gjelbërimin anësor në bul. 11 Tetori e pasuruam me fidanë të llojit prunus.