Me qëllim dukshmërisë dhe qarkullimit të pandërprerë të trafikut sot filluam krasitjen e degëve të varura të pemëve, përgjatë bul. Aradhet Partizane, nga ura Vllajko, përgjatë karrexhatës, në shtigjet e këmbësorëve dhe biçikletave.
Aksioni realizohet me urdhër të Qytetit të Shkupit, dhe është paraparë që të realizohet edhe në ditët në vijim.
Share