Zhardinera qendrore në bulevardin "Aradhet Partizane" nga sot është pasuruar me fidanë të rinj të llojit (thuja aurea).
Ekipet tona sot janë duke krasitur pemët në bulevardin Metropolit Teodosij Golloganov me qëllim për të rritur sigurinë e të gjithë kalimtarëve. Me krasitjen mundësohet njëkohësisht qarkullim i pandërprerë i këmbësorëve dhe çiklistëve nëpër shtigjet, si dhe sigurohet dukshmëri më të madhe të sinjalistikës së trafikut, me ç'rast rritet siguria e të gjithë pjesëmarrësve në
Me rënien intensive të gjetheve në sipërfaqet e gjelbra në këtë periudhë të vitit, ekipet tona i intensifikuan aktivitetet e mbledhjes së tyre nga sipërfaqet me bar. Në përputhje me kushtet e motit, ekipet e terrenit sot bënë ngarkimin e masës së grumbulluar në Parkun e Qytetit.
Mbollëm 1500 rrënjë të reja të manushaqes (violë) në disa ngjyra në sipërfaqet me lule në parkun e Çairit. Nëpër gjelbërimin e bukur, lulet suptile të rasatit sezonal i japin një bukuri të veçantë një prej parqeve më të vjetra të qytetit.
Me rasat të ri lulesh të llojit krizantemë (chrysanthemum), sot ekipet e plotësuan tërësisht formimin e figurës së lules Pallua. Ngjyrat e larmishme të luleve i japin kompaktësi gjelbërimit të parkut, ku njëkohësisht me mbjelljen e fidanëve të rinj të llojit Dafina e qershisë (prunus laurocerasus) përgjatë gjelbërimit anësor e plotësojnë gjallërinë e gjelbërimit në
Kushtet e volitshme mundësuan që ekipet e terrenit të bëjnë sot rregullimin e plotë me fidanë të rinj në bulevardin Kiro Gligorov. Në pjesën e gjelbërt qendrore mbollëm gjithsej 350 fidanë gjethembajtës të llojit thuja occidentalis smaragd, të cilët në mënyrë lineare i japin plotësi gjithë gjelbërimit të bulevardit.
Përgjatë gjithë bulevardit Aradhet Partizane, në gjelbërimin qendror, ekipet janë duke bërë plotësimin e fidanëve të llojeve të mëposhtme: ✔️ thuja woodwardii ✔️ buddleja ✔️ photinia ✔️ berberis ✔️ piracanta ✔️ lonicera ✔️ leylandii
Përgjatë të korridorit të gjelbër në gjatësi prej 825 metrash në rr. Vasko Karangjeleski në komunën e Aerodromit, në distancë prej një metër, jemi duke mbjellë 425 fidanë të llojit thuja smaragd dhe 400 fidanë thuja rozentalis. Drejtori Sefi Shabani inspektoi aktivitetet dhe i mbështeti ekipet duke marrë pjesë në mbjelljen e fidanëve.
Aktivitetet e sotme të rregullta për rregullimin e gjelbërimit në parkun e qytetit i realizuam së bashku me disa kolegë dhe kolege të administratës. Drejtori Sefi Shabani bëri një xhiro nëpër park, me ç'rast i përshëndeti ekipet në terren dhe theksoi se së bashku mund të kontribuojnë dukshëm më shumë në mirëmbajtjen e natyrës dhe