Javën e punës e përfundojmë me mbledhjen dhe ngarkimin e gjetheve të rëna në gjelbërimin e Kejit të Vardarit, në qendrën e qytetit.
Sot me manushaqen sezonale i rregulluam lehet e luleve në bulevardin Serbia në komunën e Aerodromit.
Krasitja dhe formësimi i kurorave të drurëve këto ditë është aktiviteti kryesor i ekipeve tona në territorin e Kopshtit Zoologjik. Në bashkëpunim me Brigadën e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, ekipet tona kryejnë krasitjen e degëve më të larta, me qëllim të qarkullimit të sigurt të të gjithë banorëve dhe vizitorëve të Kopshtit Zoologjik.
Kotoneasteri i kopshtit (cotoneaster) është lloji i ri i bimës me kërcell të ulët me të cilën e filluam rregullimin e gjelbërimit në zhardinerën qendrore në bulevardin Nikolla Karev. Mbjellja do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ku do të plotësohet edhe me lloje të tjera të fidanëve të rinj.
Figurën e lules Flutura në bulevardin "Vidoe Smilevski Bato" dhe lehen e luleve në Parkun e Parajsës i rregulluam me fidanë sezonalë të llojit të violës, lulet e të cilave japin një freskim të vërtetë në këto ditë dimri.
Panja të reja në bulevardin "Aleksandri i Maqedonisë" Panje të reja acer sp. e plotësojnë në tërësi alenë e drurëve në gjelbërimin anësor të bulevardit "Aleksandri i Maqedonisë. Në mbjelljen e sotme të fidanëve të rinj, drejtori Sefi Shabani mori pjesë aktive së bashku me një pjesë të ekipit udhëheqës të ndërmarrjes me qëllim të
Brassica dekorative është fidani i ri i luleve me të cilin sot e filluam rregullimin e leheve të luleve në gjelbërimin anësor të bulevardit "Aradhet Partizane". Fidanët sezonalë u përshtaten plotësisht në rregullimin e figurës së Breshkës, si dhe në dekorimin e një pjese të sipërfaqeve tjera të luleve në gjelbërimin e bulevardit "Ilinden".
Këto ditë të dhjetorit, ekipet bëjnë mbledhjen e masës së gjetheve nëpër sipërfaqet e gjelbra dhe parqet në qytet. Sot këtë aktivitet e realizojmë përgjatë gjelbërimit të bulevardit "Aleksandri i Maqedonisë".