Me kositjen e parkut anësor në bulevardin H.T.Karposh në komunën e Çairit, i përfundojmë aktivitetet për këtë javë të punës.
Me fidanë të rinj të llojit Hamaciparis elvodi e plotësuam zhardinerën qendrore dhe gjelbërimin në bulevardin Vidoe Smilevski Bato, si pjesë e aksionit pranveror për mbjelljen e fidanëve në gjelbërimin e qytetit.
Lokacioni ynë i sotëm !? Gjelbërimi i rrethrrotullimit në bulevardin Ushtria Maqedonase. Fidanë të rinj të llojeve: hamaciparis elvodi, buksus, livando, nandina, berberis dhe viburnum mbollëm në gjelbërimin duke i dhënë një larmi dhe një tërësi kompozite rrethrrotullimit në bulevardin.
Gjelbërimin anësor në bul. 11 Tetori e pasuruam me fidanë të llojit prunus.
Lulebora dekorative lozonjare është ajo që nga sot vërehet në alenë e drurëve përgjatë zhardinerës në bulevardin Aradhet Partizane.
Kontribut në zbukurimin e qytetit me lule, sot dhanë edhe punëtorët nga administrata duke mbjellë vjollcë në rondelën në Parkun e Qytetit.
Park i ri Rregullim i ri hortikulturor Sistem i ri i ujitjes Po, kjo është pamja e re e sipërfaqes publike - shesh i gjelbër në qendrën e qytetit, pranë Hamamit të Daut Pashës. Sot drejtori Zuhejr Rexhepi së bashku me drejtorin e NP Rrugë dhe Rrugica Said Said mbollën fidanë të llojit Juniperus elvodi
Me manushaqen sezonale i dekorojmë figurat e luleve nëpër gjelbërimin e bulevardit.
21 Marsin e shënuam me mbjelljen e fidanëve gjethembajtës në prani të drejtorit Zuhejr Rexhepi, kryetares së Qytetit Danella Arsovska dhe drejtorit të Kopshtit Zoologjik Zoran Zoran Popov. Në aktivitetet për mirëseardhje të këndshme të pranverës, morën pjesë edhe nxënësit e shkollës së mesme dhe nxënësit e SHMSH për rehabilitim dhe arsim "Shën Naumi i