Park i ri
Rregullim i ri hortikulturor
Sistem i ri i ujitjes
Po, kjo është pamja e re e sipërfaqes publike – shesh i gjelbër në qendrën e qytetit, pranë Hamamit të Daut Pashës.
Sot drejtori Zuhejr Rexhepi së bashku me drejtorin e NP Rrugë dhe Rrugica Said Said mbollën fidanë të llojit Juniperus elvodi në zhardinerën rrethore te monumenti në sheshin Filipi i Dytë, në hapësirën e cila vite me radhë ka qenë sipërfaqe publike e lënë pas dore dhe e parregulluar.
Share