Autor: unet

  • Mbjellja e rasatit të luleve

    Aktivitetet e përditshme të ekipeve tona në drejtim të mirëmbajtjes së gjelbërimit, në masë të konsiderueshme dhe të dukshme janë të fokusuara drejtë rregullimit pranverorë të sipërfaqeve të gjelbërimit.

    Përkatësisht, këto ditë ekipet tona po realizojnë ripërtëritjen e rasatit të ri të luleve sezonale të llojit të lule vjollcave (lat. Viola), në vendet ku rasati ekzistues është i dëmtuar.

    Gjithashtu, në kapacitetet prodhuese të “Florakom” SHPKTHP, rasati i llojeve të ndryshme të luleve është në procesin e përgatitjes, me qëllim të zbukurimit të gjelbërimit urban gjatë muajve që vijnë.

  • Si të shpëtojmë tenxhere të shenjta të luleve?

    Bimët e dhomave jo vetëm që ofrojnë ngrohtësi në shtëpinë tuaj, por të njëjtit e zmadhojnë koncentrimin e oksigjenit në hapësirat.

    Për fat të keq, ndonjëherë për shkaqe të pasqarueshme bimët fillojnë të vyshken. Për këtë gjendje kontribuojnë dëmtuesit e vegjël, mizat – mushicat e vogla të cilat vështirë mund të shihen me sy.

    Për fat të mirë ekziston një truk i thjeshtë i cili mundëson që me shpjetësi të liroheni nga mushicat që gjenden në saksitë e luleve.

    Për realizimin e këtij truku, nevojiten vetëm disa fije të thjeshta qibriti !

    Thjeshtë ngulitni fijet e qibritit me majen e tyre ne dhe, në largësi prej 5 cm nga skajet e saksisë dhe ujitni lulen.

    Pas dy ditëve, zëvendësoni fijet e vjetra dhe fije të reja, dhe për dy ditë mushizat do të humben.

    Tani e më tutje, nuk do ti spërkatni bimët e dhomave me insekticide. Fosfori dhe squfuri që janë pjesë e tretjes së majes së fijeve të qibritit, depërtojnë në dheun dhe gradualisht e lirojnë bimët nga “mysafirët” e padëshiruar.

    Që ta paradaloni dukurinë e shfaqjes së kërpudhave, shkrytëzoni monedha nga bakri. Vendosni disa monedha në dheun përreth bimës dhe bakri do ti shkatërrojë të gjitha sporet e kërpudhave.

  • Si mund ti revitalizoni bimët e dhomave dhe si ta mbani gjallërinë e tyre gjatë periudhave dimërore

    Është kjo një periudhë e vështirë e vitit për miqtë tuaj të shtëpisë – bimët, kur gjethet fillojnë të zverdhen dhe për këtë arsye bimët marrë në përgjithësi lënë përshtypjen se po vuajnë.

    Por, mos u brengosni!  Për Ju kemi disa këshilla  të cilat do të ju ndihmojnë që bimëve tu ktheni pamjen e lumtur të gjelbërimit dhe në këtë mënyrë ata do ta ruajnë gjallërinë e tyre edhe gjatë periudhave dimërore.

    1. Zvogëloni sasinë e ujit (por edhe të plehrave)

    Gjethe të verdha? Insekte të çuditshme që fluturojnë përreth saksive? Dheu i mykur? Këto janë simptomat që sajojnë konkludimin se teprohet ujitja e bimës gjatë dimrit. Të gjitha bimët që kultivohen nëpër dhoma, kërkojnë sasi të vogla të ujit gjatë dimrit. Sasitë e tepruara të ujit çdo herë janë të rrezikshme, në veçanti gjatë periudhave dimërore. Duhet të siguroheni se saksitë që posedoni nuk janë me lagështi të tepruar dhe për këtë do tu jenë mirënjohëse bimët që keni. Përpiquni ta zvogëloni frekuencën e ujitjes përgjysmë dhe ujitni bimët vetëm nëse manifestojnë pamjen e etjes dhe të thatësisë. Gjithashtu duhet të ndërpritni plehërimin e tyre. Një gjë e tillë nuk u nevojitet në këtë periudhë të vitit.

    2. U bëni dush bimëve

    Vështirë që të besohet, por i tërë pluhuri që akumulohet në gjethet e bimëve, e pengon aftësinë e tyre për të realizuar procesin e fotosintezës. Bimëve tuaja u nevojitet e tërë sasia e dritës që mund ta fitojnë gjatë kësaj periudhe të vitit, ashtu që herën e ardhme kur do ti ujitni, lani tërë bimën dhe me kujdes pastroni edhe gjethet nëse një gjë e tillë shfaqet si e nevojshme. Këshillë: Mund ti veni të gjitha bimët në vaskë dhe tu bëni një dush, me spërkatje të lehtë të ujit!

    3. Mbyllni mirë dritaret

    Pjesa më e madhe e bimëve, në veçanti bimët tropikale, janë të ndjeshme ndaj ajrit të ftohtë. Kur bimët i nënshtrohen rrymimit të ajrit, ato i humbin gjethet! Që të zgjidhni këtë problem, sigurohuni që dritaret që keni të jenë të mirë mbyllura dhe të izoluara, ose izoloni bimët tuaja duke i larguar nga qasja e rrymimeve të ajrit të ftohtë.

     4. Ndriçoni hapësirat tuaja

    Në këtë periudhë kryesisht dominon erësira. Bimëve tuaja u nevojiten rrezet e diellit. Nëse dritaret e pengojnë depërtimin e dritës, atëherë përpiquni që ti zëvendësoni poçet elektrike me poçe që shndritin me dritë shkëlqyese me spektër të plotë të rrezeve të dritës. Ose, nëse vërtetë jeni të dhënë pas bimëve sikur që jemi edhe ne, atëherë nuk do ta keni të vështirë që të montoni drita që stimulojnë rritjen dhe zhvillimin e bimëve.

    5. Për ri mbjellje është akoma herët, por mund të bëni krasitjen e bimëve

    Me siguri e dini se gjatë periudhës së dimrit nuk mund të ri mbillen bimët. Në këtë periudhë kemi rritje të dobët të rrënjëve kurse dheu në saksitë e mëdha mbetet me lagësht një periudhë më të gjatë të kohës. Nëse bëni ri mbjelljen në këtë periudhë atëherë do të rrezikoni kalbjen e rrënjës dhe tejngopjen me ujë. Por, mos u frikësoni që ti mënjanoni gjethet me ngjyrë të verdhë dhe me ngjyrë kafeje si dhe bëni krasitjen e disa prej zgjatimeve. Me siguri do të vëreni shumë zgjatime të reja deri në periudhën e pranverës, por krasitja e tyre në ndërkohë ka për qëllim që bima të fitojë një pamje më të bukur.

    Zbatoni këto këshilla dhe bimët tuaja në mjedise shtëpiake çdo herë do të duken të freskëta dhe në pranverë do të jenë të gatshme për një periudhë të shëndoshë të rritjes aktive.

  • EDUKIMI EKOLOGJIK

    Edukimi dhe zhvillimi i vetëdijes te fëmijët  për mbrojtjen e mjedisit jetësorë

    Planeti Tokë është shtëpia jonë. Këtë shtëpi ne e ndajmë me të gjitha krijesat e gjalla, dhe gjatë kësaj ne njerëzit jemi ata që kënaqemi dhe i gëzohemi bukurive dhe mrekullive të tokës, qiellit, ujërave, jetës dhe të llojllojshmërive të saja marrë në përgjithësi. Për këtë arsye, duhet të kujdesemi për mjedisin jetësorë në të cilin jetojmë. Nëse duam që ta ruajmë natyrën e mrekullueshme të vendit tonë, duhet ti edukojmë fëmijë dhe gjeneratat e reja.

    Ky projekt, organizohet me qëllim që të zhvillohet vetëdija ekologjike dhe të përvetësohet e njëjta qysh nga mosha e hershme, meqenëse fëmijët që kanë kontakte të shpeshta me natyrën gjatë fëmijërisë së tyre, krijojnë dashuri dhe respekt ndaj mbarë mjedisit jetësorë dhe ndaj gjithçka që i rrethon.

    Picture1
  • PROCEDURA PËR PRERJEN E DRUNJVE

    Procedura për prerjen dhe krasitjen e drunjve dhe të degëve:

    – Personi fizik / juridik parashtron Kërkesën deri te Qyteti i Shkupit – Sektori për punë komunale.

    – Profesionistët pas kontrollimit në vend të ngjarjes e konstatojnë gjendjen dhe nevojën për prerje, përkatësisht për krasitjen e drurit dhe sjellin Aktvendim.

    – NP “Parqe dhe gjelbërime” – Shkup, e paralajmëron aktivitetin në Qytetin e Shkupit dhe në komunën përkatëse dhe vepron në pajtim me Aktvendimin e dhënë.

    Procedura realizohet në pajtim me nenin 29 të Ligjit për gjelbërimin urban (nr. 08-371/1 të datës 15.01.2018)

     

    Neni 29

    1. Procedura për përcaktimin e nevojës për prerjen, përkatësisht për krasitjen e drunjve të dëmtuar, si dhe të drurit për të cilin shërbimi kompetent do të konstatoj nevojën për prerjen, përkatësisht për krasitjen e tij, fillon me kërkesën e parashtruar nga personi fizik, personi juridik ose në pajtim me detyrën zyrtare.
    2. Në bazë të kërkesës së parashtruar nga paragrafi (1) të këtij neni, komuna ose qyteti i Shkupit janë të detyruar që të miratojnë aktvendimin me të cilin do ta konstatojnë nevojën për prerje, përkatësisht për krasitjen e drurit të dëmtuar, dhe në vend të dukshëm shënohet se druri është i përcaktuar për prerje ose krasitje me ngjyrë të kuqe në lartësi prej 130 centimetra (prerje: “P” ose krasitje: “K”).
    3. Me aktvendimin nga paragrafi (1) të këtij neni, përcaktohet realizuesi dhe afati gjatë të cilit do të zbatohet aktvendimi, në pajtim me Rregulloren nga neni 12, paragrafi (3) të këtij ligji.
    4. Kundër aktvendimit nga paragrafi (3) të këtij neni, mund të parashtrohet ankesa deri te Ministria për mjedisin jetësorë dhe për planifikim hapësinorë.

     

    – Në raste të fatkeqësive elementare ose në raste të tjera kur drunjtë bien në rrugët automobilistike ose në sipërfaqet publike, pas paralajmërimit nga ana e Qendrës për menaxhim me kriza, ekipi i Sektorit “Aletë e drunjve” do të dal në terren dhe do të mënjanojë drurin e rënë.

     

    Procedura për zhdëmtim gjatë realizimit të aktiviteteve që kanë të bëjnë me veprimtaritë:  

    • Procedura në rastet të drunjve ose degëve të rëna

    Në raste të rënies së drunjve ose të degëve, procedura parashikon që së pari të njoftohet MPB-ja dhe të mundësohet kontrollimi në vend të ngjarjes dhe të përpilohet procesverbali policorë në vend të ngjarjes në lidhje me gjendjet e konstatuara. Më pas, vetë personi i dëmtuar realizon fotografimin si dëshmi (nëse është në gjendje) dhe ai drejtohet deri te Drejtoria e ndërmarrjes që ta paraqesë rastin e shfaqur. Më pas përpilohet Paraqitja e dëmit, të cilën e përpilon personi i detyruar për sigurime pranë NP “Parqe dhe gjelbërime”, dhe e njëjta dorëzohet deri te kompania e sigurimeve me të cilën është lidhur kontrata për zhdëmtim. Zhdëmtimi realizohet vetëm në rastet kur për drurin e rënë është pranuar Aktvendimi për prerje nga Sektori për punë komunale pranë Qytetit të Shkupit.

     

    • Procedura gjatë mirëmbajtjes (kositjes) së gjelbërimit publik

    Në raste të shfaqjes së dëmeve gjatë realizimit të aktiviteteve punuese që kanë bëjnë me veprimtarinë, kemi procedurën vijuese: së pari njoftohet MPB-ja, realizohet kontrollimi dhe përpilohet procesverbali policor në vend të ngjarjes në lidhje me gjendjen e konstatuar. Më pas drejtuesi i rajonit jep Deklaratë në lidhje me dëmin e shkaktuar dhe të njëjtën e parashtron në Drejtorinë e ndërmarrjes. Më pas përpilohet Paraqitja e dëmit të cilën e përpilon personi i detyruar për sigurime pranë NP “Parqe dhe gjelbërime”, dhe e njëjta dorëzohet deri te kompania e sigurimeve me të cilën është lidhur kontrata për zhdëmtim.

  • ELEMENTE TË PARQEVE

    Për rregullimin e sipërfaqeve të gjelbërimit, Ndërmarrja ndërton elemente të parqeve

    ????????????????????????????????????

    Treni i kopshtit

    ??????????????????????

    Pavijoni i madh – Vend vështrimi

    OLYMPUS DIGITAL CAMERA

    Rekuizita e madhe për rekreacion të fëmijëve

    Дрвена ограда

    Gardhi i drunjtë

    Дрвени тезги

    Tezga të drunjta

    Дрвени триножни ногарки

    Tre këmbëza të drunjta

    Информативна табла

    Tabela njoftuese

    Корпа за отпадоци

    Koshi për mbeturina

    Мал павилјон - видиковец

    Pavijoni i vogël –  Vend vështrimi

    OLYMPUS DIGITAL CAMERA

    Rekuizita e vogël për rekreacion të fëmijëve

    OLYMPUS DIGITAL CAMERA

    Tryeza me takëm të ulëseve

  • FIGURAT E LULEVE

    OLYMPUS DIGITAL CAMERA

    Breshka

    OLYMPUS DIGITAL CAMERA

    Breshka

    OLYMPUS DIGITAL CAMERA

    Shporta

    ????????????????????????????????????

    Shporta

    Лебеди 2

    Mjellmat

    Лебеди

    Mjellmat

    ????????????????????????????????????

    Palloi

    OLYMPUS DIGITAL CAMERA

    Flutura

    Пеперутки

    Fluturat

    ????????????????????????????????????

    Kërmilli

    Топка

    Topi

    Штрк

    Lejleku