Procedura për prerjen dhe krasitjen e drunjve dhe të degëve:
– Personi fizik / juridik parashtron Kërkesën deri te Qyteti i Shkupit – Sektori për punë komunale.
– Profesionistët pas kontrollimit në vend të ngjarjes e konstatojnë gjendjen dhe nevojën për prerje, përkatësisht për krasitjen e drurit dhe sjellin Aktvendim.
– NP “Parqe dhe gjelbërime” – Shkup, e paralajmëron aktivitetin në Qytetin e Shkupit dhe në komunën përkatëse dhe vepron në pajtim me Aktvendimin e dhënë.
Procedura realizohet në pajtim me nenin 29 të Ligjit për gjelbërimin urban (nr. 08-371/1 të datës 15.01.2018)
Neni 29
- Procedura për përcaktimin e nevojës për prerjen, përkatësisht për krasitjen e drunjve të dëmtuar, si dhe të drurit për të cilin shërbimi kompetent do të konstatoj nevojën për prerjen, përkatësisht për krasitjen e tij, fillon me kërkesën e parashtruar nga personi fizik, personi juridik ose në pajtim me detyrën zyrtare.
- Në bazë të kërkesës së parashtruar nga paragrafi (1) të këtij neni, komuna ose qyteti i Shkupit janë të detyruar që të miratojnë aktvendimin me të cilin do ta konstatojnë nevojën për prerje, përkatësisht për krasitjen e drurit të dëmtuar, dhe në vend të dukshëm shënohet se druri është i përcaktuar për prerje ose krasitje me ngjyrë të kuqe në lartësi prej 130 centimetra (prerje: “P” ose krasitje: “K”).
- Me aktvendimin nga paragrafi (1) të këtij neni, përcaktohet realizuesi dhe afati gjatë të cilit do të zbatohet aktvendimi, në pajtim me Rregulloren nga neni 12, paragrafi (3) të këtij ligji.
- Kundër aktvendimit nga paragrafi (3) të këtij neni, mund të parashtrohet ankesa deri te Ministria për mjedisin jetësorë dhe për planifikim hapësinorë.
– Në raste të fatkeqësive elementare ose në raste të tjera kur drunjtë bien në rrugët automobilistike ose në sipërfaqet publike, pas paralajmërimit nga ana e Qendrës për menaxhim me kriza, ekipi i Sektorit “Aletë e drunjve” do të dal në terren dhe do të mënjanojë drurin e rënë.
Procedura për zhdëmtim gjatë realizimit të aktiviteteve që kanë të bëjnë me veprimtaritë:
- Procedura në rastet të drunjve ose degëve të rëna
Në raste të rënies së drunjve ose të degëve, procedura parashikon që së pari të njoftohet MPB-ja dhe të mundësohet kontrollimi në vend të ngjarjes dhe të përpilohet procesverbali policorë në vend të ngjarjes në lidhje me gjendjet e konstatuara. Më pas, vetë personi i dëmtuar realizon fotografimin si dëshmi (nëse është në gjendje) dhe ai drejtohet deri te Drejtoria e ndërmarrjes që ta paraqesë rastin e shfaqur. Më pas përpilohet Paraqitja e dëmit, të cilën e përpilon personi i detyruar për sigurime pranë NP “Parqe dhe gjelbërime”, dhe e njëjta dorëzohet deri te kompania e sigurimeve me të cilën është lidhur kontrata për zhdëmtim. Zhdëmtimi realizohet vetëm në rastet kur për drurin e rënë është pranuar Aktvendimi për prerje nga Sektori për punë komunale pranë Qytetit të Shkupit.
- Procedura gjatë mirëmbajtjes (kositjes) së gjelbërimit publik
Në raste të shfaqjes së dëmeve gjatë realizimit të aktiviteteve punuese që kanë bëjnë me veprimtarinë, kemi procedurën vijuese: së pari njoftohet MPB-ja, realizohet kontrollimi dhe përpilohet procesverbali policor në vend të ngjarjes në lidhje me gjendjen e konstatuar. Më pas drejtuesi i rajonit jep Deklaratë në lidhje me dëmin e shkaktuar dhe të njëjtën e parashtron në Drejtorinë e ndërmarrjes. Më pas përpilohet Paraqitja e dëmit të cilën e përpilon personi i detyruar për sigurime pranë NP “Parqe dhe gjelbërime”, dhe e njëjta dorëzohet deri te kompania e sigurimeve me të cilën është lidhur kontrata për zhdëmtim.