Pasuritë me vlera natyrore dhe kulturore do ta radhisin Kanionin e Matkës si një prej objekteve më prezantuese të natyrës në Maqedoni. Mozaiku i karakteristikave të shumta gjeologjike, gjeo-morfologjike, hidrologjike, floristike dhe faunistike kontribuojnë që Kanioni i Matkës të paraqesë njërin prej territoreve më të rëndësishme të mbrojtura në shtetin tonë.
Vend vrojtimet e mrekullueshme, pasuria me objektet speleologjike, në veçanti shpellat, bota e gjallë unikate, pasuria kulturore dhe shpirtërore por edhe afërsia me qytetin e Shkupit dhe me destinacionet tjera të shtetit, gjeo – diversiteti, pasuria dhe llojllojshmëria e komponentëve të biodiversitretit (flora, fugia dhe fauna) ishin shkaqet themelore që Këshilli i Qytetit të Shkupit në vitin 1994 ta shpall Kanionin Matka si monument i natyrës.
Vlerat natyrore të monumentit të natyrës Kanioni Matka, pasojnë nga pasuria e madhe dhe nga diversiteti i llojeve. Disa prej llojeve të caktuara bimore dhe shtazore, që janë të regjistruar në territorin e këtij rajoni të mbrojtur, kanë rëndësi të posaçme, duke pasur parasysh faktin se të njëjtit janë të përfshirë me instrumentet ndërkombëtare për mbrojtjen e natyrës, përkatësisht speciet janë të përfshira me shtojcat përcjellëse të konventave ndërkombëtare, marrëveshjet dhe direktivat e BE-së për mbrojtjen e natyrës dhe me Listën e kuqe të IUCN të specieve të rrezikuara.
Kanioni i Matkës, si pjesë e Fushëgropës së Shkupit shtrihet nga pjesa jugperëndimore të saj, i pozicionuar përgjatë rrjedhës së poshtme të lumit Vardar.
Sipërfaqja e monumentit të natyrës Kanioni Matka është 6576 hektarë.
Si njësi komplekse e cila në vete i përfshinë eko – sistemet ujore dhe tokësore, ky monument i natyrës paraqet një territor ekskluzivisht të kufizuar me nivel të lartë të diversitetit biologjik, me heterogjenitet dhe endemizëm të rrallë dhe i njëjti konsiderohet si një prej pikave më mbresëlënëse maqedonase, për nga aspekti i diversitetit biologjik por dhe për nga prania e llojeve endemike.
Edhe përskaj faktit se pjesa më e madhe e grupeve akoma nuk janë hulumtuar tërësisht, të dhënat e sotme në lidhje me faunën dhe florën e territorit të mbrojtur Kanioni Matka, tregojnë një nivel të pasurisë ekstreme të specieve, gjë që mundëson takimin e specieve mediterane me speciet e alpeve, me speciet siberiane dhe të stepave.
Në territorin e mbrojtur janë të pranishëm më shumë se 50 endemitë lokal, kombëtarë dhe ballanik.
Në kufijtë e territorit të mbrojtur Matja, janë të pranishëm këto llohe që gjenden në listat e dokumenteve ndërkombëtare, në konventat dhe në listat kombëtare të specieve të rralla bimore:
- IUCN Lista e kuqe botërore (Walter & Gillet, 1998): Thymus oehmianus, Alkanna noneiformis, Centaurea grbavacensis, Genista nissana, Ramonda nathaliae, Viola kosaninii, Fritillaria graecagussichiae.
- Konventa CITES ( fam. Orchidaceae): Anacamptis pyramidalis,
Cephalathera longifolia, Limodorum aborativum, Orchis coriophora, Dactylorhiya maculata, Dactylorhiya sambucina, Orchis tridentata, Epipactis helleborine, Gymnadenia conopsea.
Flora dhe vegjetacioni në territorin e mbrojtur të Monumentit të natyrës Kanioni Matka janë tërësisht të hulumtuara. Vegjetacioni përfshin më shumë se 15 bashkësi bimore, të cilët karakterizohen me përhapje precize krahas përfaqësimit hapësinorë të tyre dhe të njëjtit janë të regjistruar në Hartën e vegjetacionit të territorit të mbrojtur.
Janë të pranishme disa ekzemplarë të veçantë të Shkozës së zezë (Ostrya carpinifolia) dhe Panja e zezë (Acer obtusatum) në viset më të larta, si dhe Shimshiri (Buxus sempervirens) në lartësitë më të ulëta mbidetare. Në territorin e Republikës së Maqedonisë, prezenca e shimshirit është shumë e kufizuar në disa lokalitete të cilat më shpesh janë të lidhura me grykat lumore.
Është konfirmuar prezenca e disa llojeve të rralla, edhe atë: Eryngium wiegandii dhe Mаthiola thessala. Gjithashtu lloji endemik maqedonas i Mollëzës së ujkut (Aristolochia macedonica) i cili shfaqet në suaza të bashkësisë, përgjatë rrëzës së thepisur nga ana e majtë e lumit Treska, mbi Manastirin e Shën Andresë dhe pendës “Matka”.
Si karakteristikë e rëndësishme e Kanionit Matka është fakti se, së bashku me llojet bimore mediterane, janë të pranishëm edhe llojet bimore që janë karakteristike për malet e larta, siç janë llojet: Sesleria juncifolia, Sideritis scardica, Silene saxifrage dhe të tjera.
Në Kanionin janë të regjistruara edhe 354 lloje të fluturave, 124 lloje të shpendëve në mesin e tyre si më i rëndësishëm është kërmë ngrënësi kokëbardhë dhe ai i Egjiptit.
Parku përbëhet nga tre shpellat (“Vrello”, “Ubava” dhe “Kërshtallna”) si dhe nga shpellë nënujore (“Podvrello”).
Kanioni Matka, paraqet një lokalitet kulturorë – historik, për shkak të veçorive të vetë terrenit, ku mund të hasen një numër i madh i kishave dhe manastireve.