Edukimi dhe zhvillimi i vetëdijes te fëmijët për mbrojtjen e mjedisit jetësorë
Planeti Tokë është shtëpia jonë. Këtë shtëpi ne e ndajmë me të gjitha krijesat e gjalla, dhe gjatë kësaj ne njerëzit jemi ata që kënaqemi dhe i gëzohemi bukurive dhe mrekullive të tokës, qiellit, ujërave, jetës dhe të llojllojshmërive të saja marrë në përgjithësi. Për këtë arsye, duhet të kujdesemi për mjedisin jetësorë në të cilin jetojmë. Nëse duam që ta ruajmë natyrën e mrekullueshme të vendit tonë, duhet ti edukojmë fëmijë dhe gjeneratat e reja.
Ky projekt, organizohet me qëllim që të zhvillohet vetëdija ekologjike dhe të përvetësohet e njëjta qysh nga mosha e hershme, meqenëse fëmijët që kanë kontakte të shpeshta me natyrën gjatë fëmijërisë së tyre, krijojnë dashuri dhe respekt ndaj mbarë mjedisit jetësorë dhe ndaj gjithçka që i rrethon.