QRS “Saraj” gjendet në afërsi të drejtpërdrejtë me qytetin e Shkupit dhe e njëjta ka një karakter tradicional të vendit të përcaktuar për ekskursione.

Ky lokalitet paraqet njërin prej vendeve më të vjetra për nga aspekti i ekskursioneve në qytetin e Shkupit, i njëjti shtrihet në një sipërfaqe prej 240.000 m2.

QRS “Saraj” është e ndërtuar në vitin 1948, kur kjo qendër ka qenë e paraparë edhe me planin urbanistik si rajoni Saraj – Matka i mbushur me pishina, terrene sportive të futbollit, me platforma, podiume dhe me korsi. Më vonë, rajoni i Matkës – Sarajit do të zhvillohet në një qendër për sport dhe rekreacion me terrene të shumta sportive përskaj lumit Vardar dhe liqenit Treska. Gjatë vitit 1955, plani urbanistik do të revidohet dhe me këtë rast është ndërtuar pishina, terrenet e futbollit dhe objektet tjera të dedikuara për rekreacion. Në vitin 1964 është përpiluar plani i ri urbanistik, me të cilin janë planifikuar gjelbërimi publik dhe rajonet për rekreacion dhe sport. Kurse në vitin 1971, nga ana e Parqeve dhe gjelbërimeve është përpiluar projekti për QS “Saraj” me të cilin janë përkufizuar gjelbërimi urban dhe ai jashtë urban, me parqet, sheshet dhe sipërfaqet tjera të gjelbërimit nëpër pjesët e gjelbërimit jashtë urban të Shkupit, si dhe gjelbërimi për rekreacion pasiv dhe aktiv. Janë planifikuar tre sipërfaqe të mëdha të parqeve dhe 5 pjesë për përcaktuara për rekreacion, në suaza të cilëve janë paraparë qendrat me pishina, hotele, restorante dhe shtëpi të dedikuara për fëmijët:

  • Saraj – Matka
  • Vodno
  • Karadaku i Shkupit
  • Katllanova – Zelenikova
  • Kitka – Karaxhica

 

Gjithashtu ka pasur tendenca që liqeni Treska dhe rajoni i Sarajit – Matkës të bashkohen me Vodnon dhe të paraqesin një tërësi të vetme. Një gjë e tillë do të arrihej përmes ndërtimit të objekteve më të vogla, por për fat të keq, aktivitetet e planifikuara nuk janë realizuar.

Sot, si një sipërfaqe e gjelbërimit me intensitet optimal të mirëmbajtjes, QRS “Saraj” është pjesë e gjelbërimit jashtë urban nën kompetenca të Qytetit të Shkupit.

Përskaj mirëmbajtjes së rregullt të gjelbërimit, shtrirja e vegjetacionit realizohet në një pejzash të lirë, me karakter të parqeve me përbërje të natyrshme të vegjetacionit.

Me rëndësi të madhe është roli i hapësirës që posedon përmbajtjet e parqeve (vend vrojtime, sipërfaqe me barë, sheshe lojërash për fëmijë, terrene sportive dhe elemente të parqeve) të cilët qytetarëve të Shkupit dhe të vendbanimeve përreth u ofrojnë mundësinë për pushim dhe rekreacion.

Share