Sot ekipet e terrenit i rregulluan shtigjet në Parkun e Parajsës, duke rrëmuar dhe mënjanuar lastarët e egër. Ekipet tona së bashku me drejtorin Zuhejr Rexhepi mbollën fidanë të manjollës dhe qershisë japoneze të cilët do ta dekorojnë hapësirën pas QT Mavrovasja në rr. Stiv Naumov.
Në vend të trungjeve të thata, me mbjelljen e 34 fidanëve të rinj, e plotësuam alenë ekzistuese të drurëve të gështenjës, sipas të cilës njihet kjo rrugë e Shkupit. Në këtë mënyrë i kultivojmë dhe kujdesemi edhe për karakteristikat tradicionale të Shkupit.
Rrugën “Brigada e Dytë Maqedonase” jemi duke e pasuruar me fidanë të rinj gjethembajtës, si pjesë e aksionit vjeshtor të mbjelljes në sipërfaqet e gjelbra të qytetit.
Sot drejtori Zuhejr Rexhepi inspektoi aktivitetet në terren dhe iu bashkëngjit mbjelljes së fidanëve të rinj të llojit të gështenjës në rr. Franklin Ruzvelt. Fidanët e rinj do të blerojnë që në pranverë dhe do ta shfaqin bukurinë e tyre për të kënaqur banorët lokalë.
Me dinamikën e njëjtë këtë javë vazhdojmë me aktivitetet rrjedhëse për mirëmbajtjen e gjelbërimit në sipërfaqet e gjelbra publike. Në zhardinerën qendrore në bul. Aleksandri i Maqedonisë ekipet e terrenit kryejnë kositje, krasitje dhe rregullim të gjelbërimit.
Sot kishim nder dhe kënaqësi të marrim pjesë në nismën rajonale "Pema e Miqësisë", e cila mbahet për të tretin vit radhazi edhe në vendin tonë, të organizuar nga AirCare - Air Quality & Pollen App me ndihmën e European Fund for the Balkans. Në aksionin e sotëm, i cili mbahet njëkohësisht në disa qytete
- Vazhdojmë me mbjelljen e fidanëve  në zhardinerën qendrore në bul.Aradhet Partizane   - Vandalizëm në Malin e Gazi Babës Ekipet tona kujdestare në Malin e Gazi Babës hasën rekuizita të thyera dhe të shkatërruara për fëmijë dhe një pushimore të djegur, me ç'rast ata intervenuan menjëherë. U bëjmë apel të gjithë qytetarëve - që
Në lokacionin deri në majën e Vodnos, dhe në rrugën nga f. Nerez deri në Vodnon e Mesme, i përfunduam dy kullat vrojtuese që janë pjesë e elementeve të reja të parkut, të cilat në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit i realizojmë si pjesë e aktiviteteve për pyllin park.
Të nderuar, Qëndrimi diskriminues i grupit të këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së në Këshillin e Qytetit të Shkup është i palejueshëm. Në vijim teksti integral i fjalimit tim në konferencën e shtypit në Qytetin e Shkupit: -Në seancën e kaluar ndodhi një skandal për të cilin desha të vë theksin në këtë seancë, por meqë nga foltorja
Sot, me një pjesë të menaxhmentit dhe përfaqësuesit e Stopanska bankës, së bashku me drejtorin Zuhejr Rexhepi dhe përfaqësues të qytetit të Shkupit, mbollëm 28 pemë të llojit të qershisë japoneze në gjelbërimin në rr. Keji 13 Nëntori. Fidanët e rinj janë donacion nga banka, të cilat janë pjesë e aktiviteteve të planifikuara për mbjelljen