NP Parqe dhe Gjelbërime e njofton publikun se mbrëmë rreth orës 01:00 ka shpërthyer zjarr në drejtorinë e ndërmarrjes, konkretisht në pjesën e arkivit, magazinës dhe ambientet e Sektorit për Financa. Pas intervenimit të shpejtë të shërbimit të rojës dhe ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, zjarri është shuar në kohë dhe nuk është shkaktuar dëm i madh material, janë ruajtur të gjitha dokumentet, si dhe ambientet e ndërmarrjes. Në vendngjarje ka dalë menjëherë grupi hetimor i Ministrisë së Brendshme për konstatimin e shkaqeve të zjarrit. Pamjet nga kamerat e sigurisë së kompanisë tregojnë se zjarri është ndezur nga autor i panjohur.
NP Parqe dhe gjelbërime e dënon ashpër këtë akt të zjarrvënies së qëllimshme në ambientet e ndërmarrjes dhe do të bashkëpunojë aktivisht me organet kompetente për mbledhjen e provave për zbardhjen e rastit, gjetjen e autorëve dhe nxjerrjen e tyre para drejtësisë.

VIDEO

Share