Sot në parkun e qytetit u realizua aksioni i iniciuar nga kompania farmaceutike Rosh, në bashkëpunim me Klinikën Universitare për Neurologji, Shoqatën Neurologjike të Maqedonisë dhe Qytetin e Shkupit.

Në prani të përfaqësuesve të Rosh dhe drejtorit të Klinikës për Neurologji, ekipet e NP Parqe dhe Gjelbërime në sipërfaqen pas shatërvanit të lules Zambaku i ujit mbollën nëntë pemë të llojit të qershisë japoneze, për nder të nëntë personave që vuajnë nga një sëmundje e rrallë e spektri NMOSD.

Qëllimi i aksionit është ndërgjegjësimi i popullatës dhe i të gjithë faktorëve shoqërorë në vend për sëmundjet e rralla për të cilën NP Parqe dhe Gjelbërime jep gjithmonë mbështetje të plotë.

Share