Fidanë të rinj të llojit ginko biloba tashmë janë pjesë e gjelbërimit në zhardinerën qendrore në bulevardin Aradhet Partizane.
Në zbukurimin e sipërfaqeve të gjelbra në Saraj, sot drejtori Zuhejr Rexhepi së bashku me sekretarin e komunës së Sarajit Safi Shabani, ishin të pranishëm në gjelbërimin me fidanë të rinj: tridhjetë e pesë thuja uoduord, tre thuja smeragd, tetë likuidambar dhe tre rrape.
Gjelbërimi i bulevardit qendror në komunën e Gjorçe Petrovit nga sot me pamje të re. Ekipet e terrenit e pasuruan dhe zbukuruan gjelbërimin e bulevardit kryesor në Gjorçe Petrov me fidanë gjethembajtës me kërcell të ulët të llojeve piracanta, lonicera, woodwardii, smaragd, rosedalis, rheingold dhe berkman.
Edhe alenë e drurëve në bul. Brigada e Tretë Maqedonase e pasuruam me fidanë të rinj gjetherënës të llojit likuidambar, ndërsa parku Depoja e Qytetit prapa Stacionit Hekurudhor nga sot është zbukuruar me panje të reja.
Sot drejtori Zuhejr Rexhepi së bashku me kryetarin e komunës së Sarajit Blerim Bexheti inspektuan aktivitetet për mbjelljen e fidanëve në parkun e sapongritur në afërsi të komunës së Sarajit. Gjatë mbjelljes së fidanëve dekorative gjethembajtëse të llojit prunus dhe shkurreve dekorative të llojit fitonia, ata iu bashkuan aksionit për rregullim hortikulturor të komunës. Njëkohësisht,
Është duke vijuar aksioni vjeshtor i mbjelljes dhe ngritjes së sipërfaqeve të reja të gjelbra në qytetin e Shkupit. Sot kryetarja e qytetit të Shkupit Danella Arsovska dhe drejtori Zuhejr Rexhepi e gjelbëruan Çairin dhe Butelin me fidanë të rinj, ndërsa deri tani janë mbjellë disa qindra fidanë në të dyja komunat.
Fidanë të rinj të llojit acer u mbollën sot nga ekipet e terrenit, duke e plotësuar alenë e drurëve në parkun Ibni Pajko.
Sot ekipet e terrenit i rregulluan shtigjet në Parkun e Parajsës, duke rrëmuar dhe mënjanuar lastarët e egër. Ekipet tona së bashku me drejtorin Zuhejr Rexhepi mbollën fidanë të manjollës dhe qershisë japoneze të cilët do ta dekorojnë hapësirën pas QT Mavrovasja në rr. Stiv Naumov.
Në vend të trungjeve të thata, me mbjelljen e 34 fidanëve të rinj, e plotësuam alenë ekzistuese të drurëve të gështenjës, sipas të cilës njihet kjo rrugë e Shkupit. Në këtë mënyrë i kultivojmë dhe kujdesemi edhe për karakteristikat tradicionale të Shkupit.
Rrugën “Brigada e Dytë Maqedonase” jemi duke e pasuruar me fidanë të rinj gjethembajtës, si pjesë e aksionit vjeshtor të mbjelljes në sipërfaqet e gjelbra të qytetit.