Në territorin e Kopshtit Zoologjik të Qytetit të Shkupit, sot mbollëm lule të ndryshme, e zbukuruam hapësirën dhe e shënuam Ditën Kombëtare të Luleve të organizuar dhe në bashkëpunim me NP “Parqe dhe Gjelbërime” dhe të punësuarit në Kopshtin Zoologjik.

Në këtë ditë, e cila shënohet me moton “Mbill lule për një botë më të bukur”, kishim mundësi të dëgjojmë për rolin dhe rëndësinë e luleve në kopshtet zoologjike dhe në mjedisin jetësor dhe të mësojmë diçka më shumë rreth kujdesit dhe kultivimit të tyre.

Kishim mundësi të vizitojmë disa habitate në Kopshtin Zoologjik, i cili në dy vitet e fundit shënon bejbi bum dhe rritje të numrit të vizitorëve.

 

Share