Vazhdojmë me aktivitetet e mirëmbajtjes pranverore të sipërfaqeve të gjelbra duke kositur gjelbërimin në rrethrrotullimin dhe rrugën Ferid Murati në lagjen Fushë Tophanë.
Aktiviteti ynë i zakonshëm gjatë kësaj periudhe është kositja e sipërfaqeve të barit. Sot kemi kryer kositje mekanike dhe grumbullim të kashtës në parkun e pensionistëve në lagjen Draçevë.
Në prag të pranverës po zhvillojmë aktivitete për mirëmbajtjen e gjelbërimit në anën e djathtë të Vardarit.
Pasi ekipet tona në terren pastruan kanalet dhe liqenet në Parkun e Qytetit dhe krasitën degët përreth, tani ato janë mbushur sërish me ujë. U bëjmë thirrje të gjithë vizitorëve të Parkut të Qytetit që të mos hedhin mbeturina në liqene dhe të respektojnë rendin komunal.
Ekipet e Sektorit Aletë e Drurëve sot kanë realizuar shkurtimin e drurëve në bulevardin Krste Petkov Misirkov, me synimin për shikueshmëri dhe siguri më të madhe të kalimtarëve dhe të gjithë përdoruesve të rrugës në këtë pjesë të qytetit.
Këto ditë ekipet e terenit nisën kositjen e sipërfaqeve me bar në parqet dhe hapësirat e gjelbra publike përreth qytetit. Në komunën e Aerodromit sot është kositur bari përgjatë gjelbërimit të bulevardit ASNOM dhe Jane Sandanski.
Rruga nga lagjja Vlae drejt Qendrës, fidanët e rinj të llojit thuja rosedalis tashmë po zbukurojnë gjelbërimin anësor të bulevardin Partizanski odredi. Sot ekipet tona në terren do të mbjellin rreth 500 fidanë në lagjen Karposh 3, kurse mbjellja do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme.
Të gjithë qytetarëve të besimit islam ua urojmë fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, duke i uruar agjërim të lehtë.
E shënuam ditën duke dhuruar lule për kalimtarët e rastësishëm në Parkun e Çairit, Gruaja Luftëtare dhe Parkun e Qytetit. Në mënyrë simbolike, me këtë kujdes të vogël, drejtori Sefi Shabani ua uron të gjitha femrave 8 Marsin!
Dhe këtë vit, organizata sindikale në NP ``Parqe dhe gjelbërim`` tradicionalisht shënoi ditën e ndërmarrjes. Përfaqësuesit e sindikatës falënderuan të pranishmit dhe punonjësit që dolën në pension këtë vit, si dhe punonjësit me 25 vite përvojë pune dhe u ndanë dhurata simbolike, duke i uruar ditë të këndshme pensioni.