Njëra prej sipërfaqeve në të cilën këtë periudhë jemi duke punuar me urdhër të Qytetit të Shkupit është rregullimi hortikulturor i sheshit të gjelbër - Kazerma Ilinden, Universiteti Nëna Tereza. Drejtori Sefi Shabani së bashku me një pjesë të ekipit udhëheqës të ndërmarrjes bëri shetitje në sipërfaqen dhe e inspektoi rrjedhën e aktiviteteve të punës.
Drejtori Sefi Shabani inspektoi aktivitetet e sotme të ekipeve për rregullimin e gjelbërimit në Parkun e Qytetit. Duke përshëndetur angazhimin e ekipeve, drejtori u dëshiroi atmosferë të këndshme pune në realizimin e aktiviteteve për rregullimin plotësues të leheve të luleve në parkun me fidanë sezonalë, për kositjen e sipërfaqeve me bar dhe rregullimin e labirintit
Jemi duke punuar në rregullimin e gjelbërimit publik në bulevardet e qytetit. Përgjatë gjelbërimit anësor dhe qendror të bulevardit 8 Shtatori, këto ditë, në mënyrë të ekipuar, me mekanizim përkatës jemi duke bërë heqjen e trungjeve, rrënjëve dhe vegjetacionit të egër, formësimin e pemëve, si dhe rregullimin hortikulturor me fidanë të rinj. Aktivitetet do të
Me shkurret gjethembajtëse dekorative e pasuruam gjelbërimin e zhardinerës qendror në bulevardet Ilinden dhe 8 Shtator dhe gjelbërimin anësor në rrugën Bradfordska. Të shpërndara në vijë të drejtë ndërmjet drurëve, duke formuar një kompozicion të gjelbër, bimët i japin një tërësi gjelbërimit të bulevardit. Rregullimi do të bëhet me faza edhe në ditët në vijim
Këto ditë me vegjetacion të ri e pasuruam zhardinerën qendrore në bulevardin Shën Klimenti i Ohrit në qendër të qytetit. Aktivitetet e planifikimit të peizazhit dhe rregullimit të gjelbërimit të bulevardit janë një pjesë e rëndësishme në formimin e kontureve të gjelbra të sipërfaqeve publike nëpër qytet. Rregullimi i gjelbërimit publik do të vijojë edhe
Me zgjidhjen e re hortikulturore këto ditë e zbukuruam gjelbërimin te rrethrrotullimi në Gjorçe Petrov dhe rr. Moskovska.
Pas sjelljes vandale të qytetarëve të pandërgjegjshëm gjatë fundjavës në Vodnon e Mesme, të cilët kishin dëmtuar pajisjet urbane, ekipet tona dolën në terren dhe menjëherë i rikonstruktuan elementet e parkut në pyllin-park. U BËJMË APEL të gjithë qytetarëve që të sillen me ndërgjegje dhe përgjegjësi gjatë vizitës së sipërfaqeve të gjelbra.
. Moti i nxehtë ndikon ndjeshëm ndaj bimësisë, veçanërisht ndaj gjelbërimit në mjediset urbane. Ajo që nevojitet gjatë asaj periudhe është ujitja e rregullt e parqeve, fidanëve dhe luleve. Aktiviteti i sotëm i ekipeve të terrenit është ujitja e pemëve dhe gjelbërimit në zhardinerën qendrore në bul. Sllovenia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Ujitjen e realizuam
Javën e punës e nisim me aksionin për kositjen e gjelbërimit anësor në Magjistralen e Adriatikut (Rruga e Kaçanikut) në dalje nga qyteti. Ekipet e terrenit nga disa rajone janë duke e kositur bimësinë me kërcell të ulët përgjatë rrugës për dukshmëri dhe siguri më të madhe të shoferëve në komunikacion. Aksioni do të zhvillohet
Mirëmbajtja e vazhdueshme e sipërfaqeve me bar dhe kositja e rregullt e tyre, mbledhja e letrave dhe e mbeturinave janë pjesë e aktiviteteve të përditshme që i realizojmë nëpër gjelbërimin e bulevardit dhe parqet. Këto janë edhe aktivitetet e sotme të ekipeve nga rajoni i Karposhit, të cilët e kositin dhe e pastrojnë gjelbërimin anësor