- Vodno – “Qyteti i Diellit” Po bëhet rikonstruksioni i rrethojës, po lyhen dhe freskohen drurët, ndërsa janë rikonstruktuar edhe ulëset dhe tavolinat për vizitorët. - Reoni Gjorçe Petrov dhe Reoni Çair Po bëhet përgatitja e leheve për mbjelljen e fidanëve, si dhe krasitja e shkurreve dekorative. - Qendra Rajonale – Brigada e Tretë Maqedonase
Këtë mëngjes, në Parkun Gazi Babë po zhvillohen aktivitete për rregullimin dhe freskimin e hapësirës. Po mblidhen letra dhe mbeturina, ndërsa po rregullohen edhe sipërfaqet e gjelbëra. Një pjesë e pajisjeve janë rikonstruktuar dhe freskuar me një shtresë të re boje, ndërsa janë vendosur edhe ulëse dhe tavolina të reja për vizitorët. Parku për kafshët
Sot shërbimet operative janë në terren në zonat e Butelit dhe Çairit, ku po realizohet kositja dhe rregullimi i sipërfaqeve të gjelbra, si dhe mbledhja dhe pastrimi i degëve dhe mbeturinave. Aktivitetet vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, në pjesë të ndryshme të qytetit.
Këtë javë pune e fillojmë me më shumë aktivitete në terren. Ekipet po punojnë në krasitjen dhe formësimin e vegjetacionit të ulët në Karposh dhe Gjorçe Petrov, si dhe në kositjen dhe rregullimin e sipërfaqeve të gjelbëra në Qendër dhe Kapishtec. Kjo mirëmbajtje e rregullt kontribuon në krijimin e hapësirave publike më të pastra dhe
Në parkun “Mbrojtësit” në Draçevë, po realizohet mbjellja e fidanëve halorë dhe gjetherënës në zhardinerat, si pjesë e aktiviteteve për rregullimin e hapësirës. Aktivitetet vazhdojnë përgjatë bulevardit “Aradha Partizane”, ku ekipet po realizojnë shkurtimin dhe formësimin e kurorave të drurëve. Gjithashtu, në Parkun Çair, pranë stadiumit, po kryhet rregullimi i sipërfaqeve të gjelbra përmes kositjes
Në hapësirat e gjelbëra të qytetit po zhvillohen aktivitetet e zakonshme të mirëmbajtjes dhe rregullimit, me kositjen e sipërfaqeve të gjelbëra me makineri, grumbullimin e barit të kositur dhe letrave, si dhe pastrimin e hapësirave. Këto aktivitete ekipet që nga orët e mëngjesit po i realizojnë në kejin e Vardarit, në zonën qendrore të qytetit,
Gjelbërimi i pastër dhe i mirëmbajtur në rrethrrotullimet, në pjesët e mesme dhe përgjatë bulevardeve kryesore të qytetit është rezultat i kujdesit dhe përkushtimit të përditshëm të shërbimeve operative të ndërmarrjes sonë.
Me aktivitete intensive, ekipet operative kanë realizuar pastrimin dhe rregullimin e sipërfaqeve dhe shtigjeve për këmbësorë, duke mbledhur gjethe dhe degë në hapësirat e gjelbëra të parkut. Në përputhje me planin e paraparë të punës, ekipet do të qëndrojnë në lokacionin e caktuar deri në rregullimin e plotë të parkut.
Për një hapësirë publike më të rregulluar, po realizojmë aktivitete për rinovimin e një pjese të elementeve urbane në qendër të qytetit. Me preparate të përshtatshme për mbrojtje dhe mirëmbajtje, këto ditë ekipet tona kanë kryer lyerjen e ulësëve në sheshin “Maqedonia”, në qendër të qytetit. Me këtë përmirësohet pamja dhe rregullsia e hapësirës, duke
Sot, ekipet në terren po realizojnë aktivitete të rregullta për mirëmbajtje – kositjen e sipërfaqeve të gjelbra, rregullimin e brezit të mesëm, mirëmbajtjen dhe ujitjen e sipërfaqeve të mbjella me lule, si dhe mbledhjen e letrave dhe mbeturinave. Sipërfaqet e lulëzuara me lule i japin një hijeshi të veçantë hapësirës, duke sjellë ngjyra, freski dhe